Flash

Balla kyç gojën për shefin e Operacionales, reagon për dy policë të Lezhës të përfshirë në kultivim kanabisi

Lapsi.al 29 July 2023
Balla kyç gojën për shefin e Operacionales, reagon për dy

Ditën sotme dy oficerë policie në Drejtorinë e policisë së Lezhës janë larguar nga policia ndërsa po hetohen për favorizim të kultivimit të kanabisit në zonë.

Mësohet se në pranga ka rënë Serxhio Xhamalloti, ndërsa Klisman Nikolli është ende në kërkim. Ministri i Brendshëm Taulant Balla e sheh si provë e asaj se policia ka bashkëpunuar duke favorizuar kultivuesit e kanabisit, dhe lufta për të prishur këtë nyjë ka nisur sot dhe do të vijojë. Por ndersa reagon per keto dy punonjes policie, Balla ka heshtur per shefin e Operacionales, Oltion Bistri, qe u arrestua si pjese e nje grupi kriminal te akuzuar per eleminime mafioze.

"Kur në adresimin e parë për Policinë e Shtetit thashë se një rrënjë e vetme kanabisi nuk ka shans të rritet, pa një polic që paguhet për të mos e parë apo se një parcelë kanabisi nuk ka një mundësi të vetme të korret, pa një shef komisariati që paguhet nga trafikantët për të mos e shkulur, kisha parasysh këtë që vetëm sa ka nisur sot. Policia e Shtetit po godet për shkuljen deri në fund të kultivimit të paligjshëm nga mendjet e atyre që gënjejnë veten se meqë sot ka më pak kanabis se dje, ne do të flemë mbi dafina! Sot bashkë me rrënjët e paligjshme janë shkulur edhe dy oficerë policie në Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë, të cilët ishin në ortakëri me trafikantët. Ata tani janë në duart e drejtësisë” thuhet në një deklaratë të ministrit të Brendshëm Taulant Balla.

Më tej ai përgëzon Agjensinë e Mbikëqyrjes Policore për dokumentimin e plotë të provave në kuadër të këtij procedimi penal dhe përfundimit të hetimeve në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit Përgjithshëm Lezhë, “ku bashkë me punonjësit e policisë është goditur edhe një grup kriminal”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI