Flash

Basha zgjidhet kryetar i PD-së në garë me "Maqo Lakrorin"

Lapsi.al 29 July 2023
Basha zgjidhet kryetar i PD-së në garë me "Maqo

Është mbyllur procesi i numërimit të votave për kreun e ri të PD-së në të gjithë vendin.

Në garë janë ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe Gjergji Hani, nga shtresa e ish-të përndjekurve politikë. Basha ka arritur të grumbullojë sasinë më të madhe të votave, duke u shpallur kështu kryetari i ri i PD-së.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, ka publikuar rezultatet përfundimtare të procesit.

“25460 votues në lista. Rezulton se kanë marrë pjesë në votime 18052 anëtarë të PD-së, pra rreth 71 %. Nga 18052 anëtarë që kanë marrë pjesë në votim, në kutitë e votimit janë gjetur 18052 fletë votimit, të pavlefshme janë gjetur 199. 17853 janë vota të vlefshme, nga të cilat Basha ka marrë 16196 vota dhe Hani 1657 vota. Në bazë të këtyre të dhënave, Komisioni elektoral i PD-së deklaron fitues të zgjedhjeve Lulzim Bashën”, u shpreh Gjana.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI