Flash

Beto humb mendjen në miqësoren me Union: çmenduria e sulmuesit të Udinese nis sherrin

Lapsi.al 29 July 2023
Beto humb mendjen në miqësoren me Union: çmenduria e sulmuesit

Pasditen e sotme në Lienz është zhvilluar miqësorja mes Udinese dhe Union Berlin. Ndeshja përfundoi me fitoren 1-0 të gjermanëve falë golit të Roussillon në minutën e 73-të. E megjithatë episodi kyç ishte përjashtimi i Beto, në fund të pjesës së parë. Ndeshja e fundit parasezonale për friulianët, të impenjuar të premten më 11 gusht në 1/32 e Kupës së Italisë kundër fituesit të Catanzaro-Vicenza. Më pas, të dielën më 20, debutimi në kampionatin e Serie A kundër Juventus.

Ndeshja ndaj Union Berlin, megjithatë, u kushtëzua nga përjashtimi i Beto, pak para përfundimit të pjesës së parë. Në minutën e 43', në fakt, portugezi humbi mendjen duke reaguar ashpër ndaj faullit të Hollerbach. Kjo më pas çoi në një përleshje ku u përfshinë disa lojtarë, para fishkëllimës së fundit për pjesën e parë.

Megjithatë, ky nuk ishte episodi i vetëm negativ i pasdites për bardhezinjtë. Gjatë ndeshjes, në fakt, Jaka Bjol pësoi një problem muskulor në pulpin e majtë, i cili e detyroi të zëvendësohej. Një dëmtim që pasoi atë që Marco Silvestri raportoi dy ditë më parë. Kështu, një moment jo shumë i shkëlqyer, në shtëpinë e Udinese. E në këtë kuptim, në frontin e infermierisë, mbetet vetëm të mësohen shkallët e dëmtimit të lojtarëve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI