Flash

Lëvizja e fundit e PSG, hap bisedimet me Real me shifra konkrete: duhen 250 milionë euro për Mbappé

Lapsi.al 29 July 2023
Lëvizja e fundit e PSG, hap bisedimet me Real me shifra konkrete: duhen 250

Kylian Mbappé te Real Madrid është një biznes që, në këtë pikë, do të t’i leverdiste si 24-vjeçarit, ashtu dhe spanjollëve e Paris Saint-Germain. Problemi i vërtetë është gjetja e një shifre që t’i lejojë francezëve të mund ta konsiderojnë një “fitore” maxi-transferimin e sulmuesit vetëm një vit nga skadimi i kontratës. Por në të njëjtën kohë nuk e detyron Florentino Perez të shpenzojë shumë para për një lojtar që brenda një viti do ta merrte me parametër zero. Sipas Marca, PSG ka treguar tashmë atë që ata e konsiderojnë një shifër të arsyeshme: 250 milionë euro. Ndërsa Reali me kënaqësi do të zbriste me 20-30 milionë. E mes gjithë kësaj situate është nëna e Mbappé që po përpiqet të arrijë një kompromis duke punuar në kontakt të ngushtë me klubet.

Pasi kuptoi se marrëdhënia me Mbappé ishte e pakthyeshme, PSG shpresonte që urat e arta të ofruara nga Arabia Saudite do ta bindnin lojtarin, të paktën për një vit, të largohej nga Europa. Duke e bërë këtë jo vetëm do të fitonin një shumë të jashtëzakonshme, por nuk do të përforconin një rival për Champions. Por ëndrra e francezit dihet prej vitesh: ai dëshiron vetëm Real Madrid. Kështu, hipotezat e tjera pak a shumë realiste, si ato që të çonin te Tottenham, Barcelona apo edhe Inter, rrëzohen.

Lexo më tej: Fraza e Marquinhos për Mbappè që tërboi drejtuesit e PSG: kapiteni nxirret direk në shitje

SHIFRAT E OPERACIONIT

Kjo është arsyeja pse telenovela pritet të përfundojë me Mbappé që do të zbarkojë nën urdhërat e Carlo Ancelotti. E kjo për një shifër që luhatet nga 200 deri në 250 milionë euro. Në të gjitha këto, nuk duhet nënvlerësuar puna e Fayza Lamarit, mamasë së Mbappé. Ajo së bashku me Kia Joorabchianm që është ndërmjetësi i caktuar nga PSG, do të bisedojnë për të arritur më në fund një marrëveshje.

Një lëvizje e shumëpritur, edhe për shkak se transferimi i Mbappé mund t'i japë një tronditje të madhe të gjithë merkatos evropiane për sulmuesit. Bashkë me Kane, në drejtim të Bayern Munich, mund të lëvizin edhe Vlahovic, Osimhen e Balogun...

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI