Flash

Pas 8 vitesh me Juven përfundoi te Inter, Douglas Costa e fundos: "Cuadrado? Më vjen keq për të"

Lapsi.al 29 July 2023
Pas 8 vitesh me Juven përfundoi te Inter, Douglas Costa e fundos:
Douglas Costa është përfshirë në çështje për transferimin e ish-shokut të skuadrës Cuadrado nga Juventus te Inter. Braziliani e fundos goditjen me një fjali të vetme. Douglas Costa dhe Juan Cuadrado ndanë dhomën e zhveshjes së Juventus për disa sezone, nga 2017 deri në 2020. Lojtarë në një farë mënyre të ngjashëm, kanë pasur impakte të ndryshme te Zonja e Vjetër. Në fund, braziliani nuk arriti ta shprehte kurrë atë futboll të shfaqur për Shaktar dhe Bayern Munich. Ndërsa Cuadrado vazhdoi bardhezi derisa sa mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Pas tetë sezonesh bardhezi, tashmë që kolumbiani ka shkuar te Inter duke habitur të gjithë tifozët e Juventus, Douglas Costa ka reaguar. Braziliani ka vendosur t'i përgjigjet pyetjes së një tifozi se çfarë mendon për këtë transferim. Sulmuesi i LA Galaxy iu përgjigj: “Po, e pashë, më vjen keq për të”.

NJË KARRIERË E DIKTUAR NGA DËMTIMET

Karriera e Douglas Costa ngeci shumë shpejt për shkak të shumë problemeve fizike. Që kur u largua nga Shaktar për të shkuar te Bayern, forma e tij fizike rrallëherë ka qenë optimale. E pavarësisht një cilësie të jashtëzakonshme me topin ndër këmbë, ai nuk ishte më në gjendje të imponohej, as te Juve, as në rikthimin e tij fillimisht te Bayern dhe më pas te Gremio. Në fund, braziliani zgjodhi të shkonte në Los Angeles, me Galaxy, ku është lojtari "special" i ekipit, për të cilin mund të bëhen përjashtime në kufirin e pagave. Një rregull që u fut për të sjellë Beckham në Amerikë, pikërisht te Galaxy dhe më vonë edhe legjenda si Kakà, Ibrahimovic, Gerrard dhe, së fundi, por jo më pak i rëndësishmi, Messi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI