Flash

Përjashtimi nga Europa do t’i kushtojë Juventus 80 milionë euro: tani duhen shitje e kursime

Lapsi.al 29 July 2023
Përjashtimi nga Europa do t’i kushtojë Juventus 80 milionë

Vendimi i UEFA-s për të përjashtuar Juventus nga Kupat e Europës për një sezon dhe zgjedhja e bardhezinjve për të mos apeluar i dhanë fund përfundimisht procesit të drejtësisë sportive. Tani te Juventus, megjithatë, është koha për të bërë llogaritë, që pa Europën nuk dalin. Jo aq për mospjesëmarrjen në Conference League, që vlente rreth dhjetë milionë euro, sa mungesa e kualifikimit në Champions League. Siç raportohet nga 'Gazzetta dello Sport', vitin e kaluar bardhezinjtë përfituan rreth 55 milionë euro në bonuse, të cilat u rritën në 65 me kalimin e tyre të mëvonshëm në Europa League.

Me llogari të bëra, mungesa në bilanc, nga dështimi për të marrë pjesë në kupa, është rreth 80 milionë euro, krahasuar me 2022-23. Në këtë pikë, drejtuesit duhet të ulin koston e ekipit nga njëra anë dhe të arkëtojnë sa më shumë nga transfertat në anën tjetër. Përndryshe një rritje e re kapitali do të jetë e pashmangshme.

Lexo më tej: Juventus, asnjë apelim për përjashtimin nga Europa. Ferrero: "Kemi punuar mirë, por nuk ankimojmë"

HIPOTEZA RIKAPITALIZIM

Për momentin, numëruesi i të ardhurave nga tregtimi i lojtarëve është praktikisht i ndalur në zero, kundrejt të paktën 60 milionë euro të regjistruar në 2022-2023. Kjo do të thotë që, deri më sot, pasqyra e të ardhurave të Juventus 2023-24 fillon me -200 milionë. Spektri i rritjes së kapitalit rri pezull mbi bardhezinjtë. 'Gazzetta dello Sport' shpjegon arsyen përse. Deri më 30 qershor 2022, vlera neto e FC Juventus ishte 166 milionë euro. Duke marrë parasysh humbjen e vitit të kaluar, që nga 30 qershori 2023 duhet të kishte rënë në rreth 50-60. Pa masa korrigjuese, deficiti për sezonin e ri do të çonte kapitalin e aksionerëve në një territor negativ, duke kërkuar ndërhyrjen e aksionerëve për atë që do të ishte rikapitalizimi i tretë i Juventus, pas dy të parave prej 700 milionë euro mes 2019 dhe 2021.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI