Flash

Vodhën 14 banesa duke përdorur, një në pranga, tjetri në kërkim

Lapsi.al 29 July 2023
Vodhën 14 banesa duke përdorur, një në pranga, tjetri

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi vodhën 14 banesa duke përdorur çelësa të klonuar. Policia njofton se ka dokumentuar 14 rastet dhe ka sekuestruar çelësat. Po ashtu, në cilësinë e provës materiale, blutë kanë marrë edhe pajisje alumini që shërbejnë për veshjen e çelësave, dy aparate celulare, një bajonetë, një përforcues grushti, veshje si dhe dy automjete që autorët dyshohet se e përdornin gjatë kryerjes së vjedhjeve.

I arrestuari është shtetasi A. G., 45 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale "Vrasje me paramendim". Në kërkim  u shpall shtetasi G. K., 48 vjeç, i dënuar më parë për të njejtën veprimtari kriminale, në shtetin gjerman.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të shtunë

Masat ajrore të qëndrueshme vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë gjatë orëve të paradites mot të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Sipas Meteoalb, orët ...

08:25

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI