Flash

Zhang, zbulon filozofinë e tij: "Inter i ri dhe i fortë: synojmë yllin e dytë"

Lapsi.al 29 July 2023
Zhang, zbulon filozofinë e tij: "Inter i ri dhe i fortë:

Pas një ndalese në shtëpinë e tij në Nanjing, Steven Zhang iu bashkua Inter në kampin stërvitor japonez në Tokio. Të martën skuadra zikaltër do të përballet me ish-interistët e PSG Skriniar dhe Achraf Hakimi në një miqësore. Presidenti i Inter pati një takim intensiv me Simone Inzaghi, Piero Ausilio dhe Giuseppe Marotta. Administratori i Deleguar madje u lidh në video-konferencë nga Milano, për të diskutuar për merkaton. Një temë e nxehtë, duke filluar nga situata e Sommer dhe sulmuesi i ri i kërkuar. Por megjithatë u zbulua pëlqimi me lëvizjet e bëra deri më tani: "Ky është ekipi im, ky është Interi im: më i ri, më i fortë, më inovativ. Le të ndjekim yllin e dytë", janë fjalët e atribuuara Zhang nga Gazzetta dello Sport.

Në takimin e merkatos, u rishikua situata e Sommer, jo pa një farë padurimi për kohën e marrëveshjes. Por Inzaghi mori sigurinë se portieri zviceran do të bashkohet me zikaltrit menjëherë pas përfundimit të turneut japonez. Bisedimet për sulmuesin e ri janë më delicate. Pavarësisht preferencës së trajnerit të zikaltërve, Alvaro Morata është përjashtuar përfundimisht për shkak të moshës, kostove totale. Pa harruar se spanjolli nuk e ka shfaqur entuziazëm për të veshur fanellën e Inter. Një detaj që është karakteristikë e asaj që kërkojnë Marotta dhe Ausilio.

Lexo më tej: Prapaskena e bujshme e zbuluar nga Giuseppe Accardi: “Juve e Inter ishin dakord për Lukaku”

EMRAT PËR SULMIN ZIKALTËR

Ndaj në tavolinë kanë mbetur dy emra. I pari është Beto, i cili për nga karakteristikat fizike idealisht do të ishte më afër Lukaku. Ai do të kishte edhe kosto më të ulët se Balogun. E megjithatë ky i dyti është emri që i pëlqen më shumë Steven Zhang. Presidenti po shikon përpara dhe shpenzimet prej 40 milionë euro, plus komisionet, mund të paguhen në të ardhmen. Përveç nëse, shkruan Gazzetta, shfaqet një emër i tretë i një lojtari që ndoshta nuk është në merkato.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI