Flash

Sherr me armë në një lokal/ Arrestohen 2 persona, procedohen 2 të tjerë në Himarë

Lapsi.al 30 July 2023
Sherr me armë në një lokal/ Arrestohen 2 persona, procedohen 2

Një konflikt fizik ka degjeneruar në përdorimin e armëve në një lokal në zonën e plazhit në Bunec.

Dy kushërinj janë përplasur fizikisht me dy vëllezër, dhe më pas është qëlluar me armë zjarri në ajër.

Policia ka vënë në pranga dy persona, një prej të cilëve në ambientet e spitalit pas dhunës fizike të ushtruar, ndërkohë që ka vënë nën hetim dhe pronarin e lokalit që ka tentuar të fshehë ngjarjen e ndodhur.

Gjatë kontrollit në banesën e dy personave të përfshirë në konflikt u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë gjahu, 1 krehër arme zjarri pistoletë, 1 shënjestër optike për snajper.

Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje janë sekuestruar 1 automjet tip “Audi” dhe 1 aparat celular.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI