Flash

Bellingham me pasaportë irlandeze: Real Madrid i duhet si komunitar, nervozohen anglezët

Lapsi.al 31 July 2023
Bellingham me pasaportë irlandeze: Real Madrid i duhet si komunitar,
Për Real Madrid mund të bëhen sakrifica të mëdha, madje edhe t'i shkaktosh pakënaqësi tifozëve në atdhe. Pikërisht kështu. Ylli i ri anglez Jude Bellingham ka aplikuar për një pasaportë irlandeze me kërkesë të klubit të tij të ri Real Madrid. Mesfushori në fakt ka lindur 20 vjet më parë në Stourbridge, në Midlands. Bellingham ka koleksionuar tashmë 24 paraqitje për Anglinë. Pasaportën e re, ai mund ta marrë përmes gjyshit të tij irlandez. Lexo më tej: Real Madrid prezanton Jude Bellingham: numri 5, ai i Zinedine Zidane Kërkesa e Blancos natyrisht ka qëllimin spcifik. Falë pasaportës së tij të re, klubi spanjoll mund ta regjistrojë atë si futbollist komunitar. Një lëvizje që do t'i bëjë të anashkalojnë kështu - nënvizuan mediat angleze - rregulloret e La Liga, të cilat i kufizojnë skuadrat në maksimumi pesë jo-komunitarë. Pas qëndrimit të tij në akademinë e të rinjve të Birmingham City dhe tre vjet me Borussia Dortmund, Bellingham u ble nga Real Madrid këtë verë për 103 milionë euro.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI