Flash

Dhuna në Hamallaj, arrestohet një familjar i gardistit Martin Nikolli

Lapsi.al 31 July 2023
Dhuna në Hamallaj, arrestohet një familjar i gardistit Martin Nikolli

Policia e Durrësit ka vënë në pranga edhe një familjar të gardistit Martin Nikolli. Më herët ky i fundit u vu në pranga, ndërsa akuzohet se bashkë me familjarë të tij, kanë dhunuar anëtarë të një familjeje, fqinjë, pas një konflikti për motive pronësie. Po ashtu thuhet se gardisti, i cili u shkarkua pas ngjarjes, ka qëlluar me armën e shërbimit në ajër.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve që po kryhen në lidhje me konfliktin e ndodhur, në Hamallaj, Durrës, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Po në vijim të veprimeve, nga AMP Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë, u arrestua në flagrancë shtetasi M. N., 50 vjeç, banues në Tiranë (gardist).

Arrestimi i tyre u bë pasi ditën e sotme, në Hamallaj, janë konfliktuar për motive pronësie, duke përdorur mjete të forta, me shtetasit P. K., K. K. dhe S. K. Gjatë konfliktit shtetasi M. N. ka qëlluar në ajër, me armën e shërbimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI