Flash

E patë Ferencvaros, po Hibernian?" Zekic apelon për kujdes para kthimit ndaj modestëve të Escaldes

Lapsi.al 31 July 2023
E patë Ferencvaros, po Hibernian?" Zekic apelon për kujdes para

“E kemi analizuar ndeshjen e parë. Ne mund të jemi të lumtur për rezultatin në Andorra, por jo për mënyrën si luajtëm. Kemi parë dhe sa gjëra nuk bëmë mirë, taktikisht, në vrapim, pa agresivitet, duke qenë në vonesë shpesh. Për të vazhduar më tej duhet të ndryshojmë shumë gjëra". Tekniku i Partizanit, Zoran Zekic, ka pakënaqësira të mëdha nga transferta në Andorra. Rezultati ishte i vetmi që e ngushëllon, ndaj një ekipi si Atletic Escaldes, tepër modest për raundin e dytë të Conference League.

Kroati pret në kthimin në Tiranë, një ndeshje krejt tjetër. "Kam folur me ekipin - vazhdoi Zekic në konferencë për shtyp para ndeshjes -. Duhet të kuptojmë që duhet përqendrim i madh dhe të jemi shumë më mirë. Ne e pamë për shembull se si Ferencvaros luajti ndaj skuadrës të Ishujve Faroe. Apo si skuadra tjetër e Andorras fitoi ndaj Hibernian. Ndaj duhet të reflektojmë për këto shembuj".

NDRYSHIMET E PLANIFIKUARA

Në këtë pikë, me shqetësimin për të mos bërë figurë edhe më të keqe, Zekic planifikon lëvizje: "Me siguri do të ndryshojë diçka, ndoshta sistemin, disa lojtarë. Nuk është e rëndësishme si e nis, por si e mbyll. Me 5 ndryshime mund të ndryshosh ritmin e lojës dhe për mua të gjithë lojtarët janë shumë, shumë të rëndësishëm".

Lexo më tej: Video/ Partizani pa shkëlqim edhe ndaj një rivali pa trajner e me tetë mungesa: Campillos i fal golin e fitores Mba

Tekniku i Partizanit mbron punën e tij, duke qenë se për momentin paqartësitë mbeten. Me llogari të bëra, të kuqtë dolën nga Champions të mundur 0-2 nga BATE Borisov në kthim, pas 1-1 në shtëpi. Pastaj prova opake ndaj andorranëve: "Kam punuar vetëm një muaj dhe kam parë shumë gjëra të mira. Por të gjitha duhet të konkurrojmë çdo ditë, kjo është jeta. Duhet të punojmë shumë dhe të mendojmë pozitivisht çdo ditë. Lojtarët duhet të jenë të hapur ndaj ideve të reja. Nëse jeton për futbollin dhe mendon për të, mendoj se asgjë nuk është e pamundur. Ne punojmë shumë, por askush nuk dëgjon për këtë. Të gjithë do vijnë nesër në ndeshje që të shohin atë që bëjmë dhe ne duhet t’u tregojmë paraqitjen më të mirë të mundshme".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI