Flash

Kanosi me armë gjahu një person, nën hetim një 53 vjeçar në Krujë

Lapsi.al 31 July 2023
Kanosi me armë gjahu një person, nën hetim një 53

Një 53 vjeçar është proceduar penalisht në Krujë pasi akuzohet se ka kanosur me armë gjahu një tjetër shtetas.

Ngjarja ka ndodhur në në fshatin Brret, Krujë, ku pasi është konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin 47 vjeç, 53 vjeçari e ka kanosur atë me armë gjahu.

"Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një 53 vjeçar, banues në fshatin Brret, Krujë, pasi është konfliktuar për motive të dobëta, me një  47 vjeçar, dhe e ka kanosur atë me armë gjahu. Arma e gjahut u sekuestrua në cilësinë e provës material”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI