Flash

Kur do të luhet derbi Partizani-Tirana, apo Klasikja: të mërkurën zbardhet kalendari i kampionateve

Lapsi.al 31 July 2023
Kur do të luhet derbi Partizani-Tirana, apo Klasikja: të

Edhe 48 orë duhen për të mësuar kur do të zhvillohen betejat epike të futbollit shqiptar. Derbi kryeqytetas Partizani-Tirana, apo Klasikja e futbollit shqiptar Vllaznia-Tirana do të mësojnë datën e tyre pikërisht të mërkurën. Në ambientet e sallës së konferencave në ‘Shtëpinë e Futbollit’ do të hidhet shorti për edicionin e ri të dy kampionateve kryesore. Kështu të gjitha skuadrat pjesëmarrëse do të mësojnë kalendarin e "Superiore 2023-2024" dhe “Kategoria e Parë 2023-2024”.

Shorti për edicionin e 85 të kampionateve “Abissnet Superiore” dhe “Kategoria e Parë” do të hidhet paraditen e së mërkurës. Sipas asaj që bën të ditur departamenti i Komunikimit në FSHF, shorti do të nisë nga ora 11:00. Ashtu sikurse është bërë e ditur edhe më herët, “Abissnet Superiore” do të nisë më 19 gusht 2023. Kampionati është planifikuar të mbyllet në datën 11 maj 2024. Ndërsa kampionati i “Kategoria e Parë” është programuar të nisë më 2 shtator dhe të mbyllet më 8 maj.

Lexo më tej: Ndryshon Superiorja, titulli vendoset me Final 4: Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton formatin e ri

SKUADRAT PJESËMARRËSE

Në kampionatin ‘Abissnet Superiore’ këtë sezon marrin pjesë këto skuadra: KF Tirana, KF Laçi, KF Partizani, FK Kukësi, KF Vllaznia, KF Teuta, KF Skënderbeu, KF Egnatia, FK Dinamo dhe KF Erzeni.

Ndërsa në kampionatin e ‘Kategoria e Parë’ do të marrin pjesë këto skuadra: KF Bylis, KS Kastrioti, Flamurtari FC, FK Tomori, KS Korabi, FK Apolonia, KF Luz i Vogël 2008, FC Besa, FC Lushnja, KF Burreli, Vora, Elbasani.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI