Flash

Mashtrues, konfuz apo i tradhëtur? Lukaku i thotë një tifozi: "Forca Juve? Kurrë!"

Lapsi.al 31 July 2023
Mashtrues, konfuz apo i tradhëtur? Lukaku i thotë një tifozi:
Një lëvizje nervoze e fytyrës, gjesti i dorës që tregon mohim dhe fjalë që konfirmojnë gjithçka: "Marrëveshja me Juven? Nuk mendoj se do të ndodhë". Kështu u tha Lukaku mëngjesin e sotëm disa tifozëve që u ndeshën me të në Belgjikë, pranë shtëpisë së nënës së tij Adolphine. Video është postuar nga Mauro Chiffi, një tifoz i Interit që jeton në Bruksel, në profilin e tij në Tik Tok. Sulmuesi i Chelsea fillimisht shtrëngoi duart me tifozët që e rrethuan, të cilët, para se të ndaheshin, e pyetën për të ardhmen. Në dialog fillimisht dëgjohet fjala Juventus, pastaj edhe Inter dhe në fund kërkesa për të mos thënë kurrë "forza Juve" edhe nëse transferimi kryhet. Pikërisht në këtë pikë, ish-sulmuesi zikaltër fillimisht përgjigjet "jo, kurrë", duke treguar të gjitha hutimet e paqartësitë e tij. Pastaj, Lukaku konfirmoi pesimizmin e tij për marrëveshjen.

E ARDHMJA NJË MISTER

Kështu e ardhmja e sulmuesit belg mbetet një mister. Tani për tani, e sigurt është se ai është në mesin e lojtarëve që do të largohen nga Chelsea. Por ende nuk dihet se ku do të mund të transferohet belgu. Juventus duhet të shesë përpara se të bëjë një blerje, por përtej kësaj nuk është aq e sigurt se bardhezinjtë janë ende të gatshëm të privohen nga Vlahovic, për t'i lënë vend belgut. Për më tepër, kërkesat e Chelsea konsiderohen shumë të larta për një sulmues mbi 30 vjeç. Lexo më tej: Jashtë organikës te Chelsea, Juventus e lë në pritje: Lukaku i frikësohet ‘kurthit’ Interi, nga ana tjetër, nuk ka ndërmend të rregullojë marrëdhënien dhe po kërkon tjetër sistemim. Koha po mbaron dhe tani për tani Lukaku mund të stërvitet i vetëm. Ai vazhdon të shpresojë në një zgjidhje që po vonon të vijë. Pa harruar, rrezikun real që braktisja e zikaltërve t'i kthehet ta përndjekë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI