Flash

Video/ Allegri turpëron Vlahovic, para syve të aktorit Wilson: "Dusan lëre se nuk je për këtë punë"

Lapsi.al 31 July 2023
Video/ Allegri turpëron Vlahovic, para syve të aktorit Wilson:
"Nuk është punë për ty Dusan". Fundi i stërvitjes së Juventus në kampin stërvitor në Los Angeles u kthye në një spektakël. Protagonistët e mëdhenj ishin Massimiliano Allegri dhe Dusan Vlahovic. Të dy u sfiduan në një garë goditjesh nga distanca, në ditën e vizitës së aktorit hollivudjan Owen Wilson. Mes të qeshurave dhe ngacmimeve të bashkëlojtarëve të pranishëm dhe stafit, tekniku mori më të mirë. Pasi shënoi goditjen e tij, Allegri u tall me sulmuesin serb, i cili nuk arriti të shënonte asnjëherë: "Dusan nuk është punë për ty, por do të të mësoj. Nëse nuk e bën topin të kalojë pranë shtyllës, nuk do të hyjë kurrë në portë". Pak argëtim, me pjesëmarrjen edhe të Pogba. Francezi bashkë me teknikun e Vlahovic kanë menduar të forcojnë frymën e grupit dhe të çlodhen pas lodhjeve të fazës përgatitore dhe lajmit të përjashtimit nga Conference League. Lexo më tej: Video/ Vlahovic bën humoristin kur nuk duhet: tallet me moderatoren amerikane në transmetim direkt

OWEN WILSON I FTUARI SPECIAL NË GRUMBULLIM

Gjatë stërvitjes, Juventus mori një vizitë nga një mik shumë i veçantë: ylli i Hollywood, Owen Wilson. Aktori amerikan, mbërriti së bashku me fëmijët e tij, të gjithë të veshur bardhezi. Wilson shtrëngoi duart me lojtarët, bëri shumë foto në shoqërinë e tyre dhe provoi fanellën e re bardhezi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI