Flash

Video/ Andrè Onana shpërthen kundër Maguire: reagimi i portierit çmend tifozët e United

Lapsi.al 31 July 2023
Video/ Andrè Onana shpërthen kundër Maguire: reagimi i

Andrè Onana po bëhet gjithnjë e më shumë idhulli i tifozëve të Manchester United. Veçanërisht pasi i bërtiti Maguire në humbjen e Red Devils në miqësoren kundër Borussia Dortmund. Andrè Onana është futur tashmë plotësisht në zemrat e tifozëve të Manchester United. Ish-portieri i Inter, i cili mbërriti në Mançester pas një negociate shumë të gjatë, po bën për vete tifozët e rinj me pritjet dhe personalitetin e tij.

E pas miqësores së mbrëmjes së djeshme mes United dhe Borussia Dortmund, dashuria e tifozëve për portierin e ri është rritur në mënyrë dramatike. Në të vërtetë Onana, i cili hyri në lojë vetëm në fillim të pjesës së dytë. Kamerunasi u bë gjithësesi protagonist për përplasjen e ashpër me Maguire, pas një gabim të mbrojtësit që gati përfundoi me gol.

Lexo më tej: Video/ Onana debuton me United: një pasiguri që frikësoi anglezët, pastaj dy pritje të mëdha

Në fakt, mbrojtësi ia kaloi topin Eriksen, që i mbuluar nga afër nuk mundi ta luante dhe nga aty nisi kundërsulmi i gjermanëve. Portieri priti goditjen dhe më pas u vërsul ndaj ish-kapitenit duke i bërtitur. Ajo që tifozët admirojnë tek ai është personaliteti i tij në portë. Karizma e kamerunasit ishte thelbësore vitin e kaluar për t'i dhënë siguri mbrojtjes. E të njëjtën gjë ai po e bën edhe te Manchester United.

Nga ana tjetër, Red Devils kanë harruar tashmë një flamur si De Gea. Spanjolli,  pavarësisht se ishte një portier fantastik mes shtyllave, kishte pak zë në dhomat e zhveshjes.

[video width="480" height="270" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/07/maguire.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI