Flash

Del VIDEO/ Shqiptari tenton të grabisë bankën në Athinë, plagoset nga policia

Lapsi.al 1 August 2023
Del VIDEO/ Shqiptari tenton të grabisë bankën në

Një 38-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur nga efektivët e policisë greke në lagjen Colonos të Athinës në Greqi, pasi tentoi të grabiste një bankë. Ai është identifikuar si Elton Zoto nga Delvina. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.15 të mëngjesit të së martës në rrugën Palamidi. Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, policia kishte marrë një denoncim për tentativë grabitjeje pasi njjë nga punonjësit aktivizoi alarmin.

Sapo mbërriti në vendngjarje, autori kërcënoi efektivët e policisë me thikë. Ai ka tentuar të largohet, por efektivët i janë vënë pas. Në ndjekje ka marrë pjesë edhe një efektiv policie jashtë detyrës. Megjithatë shqiptari nuk ka mundur të shkojë shumë larg pasi është rrethuar nga policia e cila e ka qëlluar duke e plagosur në bark.

Mësohet se i plagosuri po kurohet nën mbikëqyrje të policisë në spitalin Evangjelismo të Athinës. Autorit që njihet si përdorues i lëndëve narkotike është i janë gjetur me vete një sasi parash. Sipas njërit prej dëshmitarëve që ka folur për mediat greke, efektivët kanë thirrur “stop” dhe menjëherë pas kësaj janë dëgjuar dy të shtëna.

“Polici i thoshte ndalo, por ai nuk ndaloi. Ai shkoi përpara. Nga aty dëgjova dy të shtëna dhe asgjë tjetër. Ai vrapoi, goditi makinën e patrullës dhe u ngrit dhe u nis drejt njërit nga policët. “Stop”, i kanë bërtitur policët, kanë bërë të gjitha veprimet e parapara për ta ndaluar dhe kur në një moment polici ka shkuar ta ndalojë, ka qenë në një distancë të afërt dhe aty kam dëgjuar dy të shtënat”, - thotë dëshmitari. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI