Flash

Grabitet në mes të ditës argjendaria e famshme e Parisit

Lapsi.al 1 August 2023
Grabitet në mes të ditës argjendaria e famshme e Parisit

3 grabitës të armatosur arritën të largohen sot nga një dyqan bizhuterish në qendër të Parisit me mallra luksoze me vlerë deri në 15 milionë euro. Bastisja në dyqanin Piaget në qarkun e 2-të të qytetit ndodhi mesditën e së martës teksa blerësit ishin ende brenda. Autorët hynë të armatosur dhe kërcënuan stafin.

“Autorët ishin 2 burra me kostume dhe një grua me fustan. Ata hynë me qetësi në dyqanin Piaget dhe më pas kërcënuan stafin me një armë me një silenciator. Të gjithë në pjesën e pasme të dyqanit u detyruan të shtrihen në tokë. Grabitësit më pas detyruan një anëtar të stafit të hapte vitrinat e ekspozuara dhe një sirtar ku mbahen disa nga bizhuteritë më të shtrenjta. Pasi ata kishin marrë mjaft bizhuteri, ikën në këmbë dhe më pas ndoshta hipën në një mortor aty pranë" – tha një burim nga hetimet për mediat.

Burimi tha se askush nuk u lëndua nga bastisja dhe se vlera e sendeve të marra arrinte në 15 milionë euro. Prokuroria e Parisit ka hapur një hetim për "grabitje të armatosur nga një bandë e organizuar" dhe "rrëmbim". Piaget, prodhues dhe argjendari luksoze zvicerane u themelua në vitin 1874 nga Georges Piaget në fshatin La Côte-aux-Fées. Orët dhe sende të tjera luksoze kanë etiketa çmimesh që mund të arrijnë disa dhjetëra mijëra euro.

Piaget është një degë e grupit Richemont, i cili gjithashtu zotëron disa kompani të tjera të mallrave luksoze, duke përfshirë Cartier, Baume dhe Mercier, Chloe, dhe Van Cleef dhe Arpels. Bastisja është e fundit në një serie të gjatë të kryer në qendër të Parisit. Në mars, grabitësit vodhën bizhuteri me vlerë miliona paund nga një dyqan Bulgari aty pranë. I njëjti dyqan Bulgari u vu në shënjestër për herë të parë në shtator 2021, kur kriminelët u larguan me mallra me vlerë rreth 10 milionë paund. ©LAPSI.al

Armed Gang Takes Piaget Jewellery Worth Millions In Paris Heist | Barron's

Piaget • Paris je t'aime - Tourist office

Pamje/ Grabitje me armë në mes të ditës në Paris! Merren bizhuteri me vlerë  15 mln euro - Top Channel

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI