Flash

"Sikur të kishte drejtësi, Rama në bankën e të akuzuarve", Lubonja skeptik për fuqinë e SPAK

Lapsi.al 1 August 2023
"Sikur të kishte drejtësi, Rama në bankën e të

Analisti Fatos Lubonja e sheh sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës si një lajm të mirë, por sipas tij sistemi që u ngrit për të vjedhur paratë e taksapaguesve vazhdon të mbetet në këmbë. I ftuar në studion e rubrikës “Opinion” në News24 se mbetet ende për të pritur për rezultate të tjera për çështje që janë me rëndësi.

"Këtu nuk ka drejtësi të vërtetë. Po të kishte drejtësi të vërtetë do ishte në bankën e të akuzuarve kryeministri dhe të tjerët. Provat janë të qarta jo vetëm për inceneratorët, nëse do të ishte hetuar edhe për vjedhjen e votës dhe për shumë gjëra të tjera që kanë ndodhur dhe që janë në dritën e diellit për ne të mediave dhe do kishte marrë nxitje prokuroria apo SPAK-u. Qoftë edhe elementi që përgjimet që na vijnë gjithnjë nga jashtë, asnjëherë nga brenda. E ke parasysh grupin e Shkodrës që u kap tani? Me prokuror në Kukës... me tetë a nëntë të ikur dhe gjashtë që u kapën. Kjo nuk është punë vetëm e të huajve. është punë e prokurorisë tonë. Se kur i gjejnë ata, ne duhet t'i gjejmë më kollaj. Kjo tregon që nuk kemi një drejtësi që funksionon" tha Lubonja.

“Unë gjykoj që SPAK më së shumti, përballë rasteve flagrante... përballë rasteve që nuk ka se ç'bën... që bërtasin, që janë diskretituese edhe përballë të huajve, tenton të bëjë diçka, nganjëherë për të minimizuar dëmin. Kur s'ka ç;të bëjë. Por nuk është në atë punë që duhet të bëjë realisht një drejtësi e vërtetë. Pashë një lajm para ca ditësh, ishin sekuestruar pronat e një trafikanti, kishin bashkë me gruan nja 8 apartamente nga 200 e ca metra katrorë, por ishin dënuar në Itali nja 20 vjet dhe sekuestrohen këtu. Imagjino kapen në Itali dhe i hiqet këtu sekuestrimi i parave vazhdon këtu në mënyrë skandaloze. Po e jap si shembull që shpesh vijnë nga jashtë. Kjo e inceneratorit, është një lajm i mirë. Më i mirë se hiçi. Por duhet parë në gjithë kompleksitetin e vet, në gjithë skemën që është ndërtuar, se deri tani nuk ishte futur në hetime inceneratori i Tiranës. Tani u fut me Ahmetajn, doli me Veliaj, tani dalin këta. Unë gjykojë që është një skemë e qartë për të abuzuar, për të vjedhur që ka si motor lëvizës bashkëpunimin e këtyre që u arratisën me politikanët që e kanë në dorë këtë punë. Me të cilët u ndanë paratë, para për përfitime personale, para për zgjedhje, para për mediat. është sistem. SPAK duhet të zbërthejë këtë lloj sistemi, por për mua sistemi vazhdon të funksionojë njëlloj. 

 Nuk mendoj se një SPAK i vetëm mund të pastrojë këtë llum kaq të madh. E mbysin fare këto organizatat që janë në krye të pushtetit, se nuk duan të kapen. Disa shenja që po japin nuk kemi pse kundërvihemi, por do të presim. Këto harrohen, lind skandali tjetër, skandal pas skandali”, u shpreh publicisti gjatë bisedës.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI