Flash

U përfshi në aksident dhe ishte i dehur në timon, arrestohet polici në Korçë

Lapsi.al 1 August 2023
U përfshi në aksident dhe ishte i dehur në timon, arrestohet

Një efektiv policie në Korçë është arrestuar pasi ka qenë i dehur duke drejtuar mjetin dhe është përfshirë në një aksident. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 17:25, në rrugën nacionale Korçë-Bilisht.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan - Korçë) arrestoi në flagrancë punonjësin e Policisë, Inspektor R.XH., 58 vjeç, me detyrë Trup Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pustec, në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë.

Ai dyshohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Sot rreth orës 17:25, duke drejtuar mjetin në rrugën nacionale Korçë - Bilisht, është përfshirë në aksident rrugor me dëme materiale, me një mjet tip furgon.

Nga testet e kryera në vendngjarje ka rezultuar se punonjësi i Policisë kishte konsumuar alkool tej normave të lejuara.

Ai ishte duke shkuar për të marrë detyrën. Materialet procedurale do t'i përcillen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI