Flash

Zjarr në Krujë

Një zjarr ka përfshirë një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Krujës pas...

19:31

Çfarë është NoBarbenheimer dhe pse është trend në Japoni

Lapsi.al 2 August 2023
Çfarë është NoBarbenheimer dhe pse është trend

'Warner Bros. Japan' ka kritikuar ato që i quajti "jashtëzakonisht për të ardhur keq", postimet e 'Barbenheimer' të shpërndara nga homologët e tyre amerikanë.

Mania 'Barbenheimer', e cila ka bërë që miliona njerëz në mbarë botën të shohin dy filmat e suksesshëm 'Barbie' dhe 'Oppenheimer' në atë që e kanë quajtur "Barbenheimer", ka ngjallur kritika në Japoni për hedhjen dritë të shkatërrimit në masë të shkaktuar nga bomba atomike e hedhura në Hiroshima dhe Nagasaki.

Llogaria në 'Twitter' e 'Barbie' në SHBA, shpërndau një postim të fansave të 'Barbenheimer', i cili paraqiste Margot Robbie të ulur mbi supet e Cillian Murphy, përballë një reje atomike, duke shkruar: "Do të jetë një verë për tu mbajtur mend.”

Twitter, i quajtur tani X, shtoi një shënim në postim duke shpjeguar kontekstin historik të imazhit.

“Në orën 8:15 të mëngjesit të 6 gushtit 1945 (Showa 20), një bombë atomike u hodh në Hiroshima për herë të parë në historinë njerëzore”, thuhej në shënimin në Twitter. "Natyra e veçantë e dëmit të shkaktuar nga bombat atomike është se shkatërrimi në masë dhe vrasja masive ndodhën në çast dhe pa dallim."

'Warner Bros. Japan' bëri një deklaratë duke kritikuar degën e studios në SHBA për futjen e manisë 'Barbenheimer' në mediat sociale, duke krijuar hashtagun #NoBarbenheimer që u bë trend në Japoni ditët e fundit.

“Ne e konsiderojmë jashtëzakonisht për të ardhur keq që llogaria zyrtare e selisë amerikane për filmin ‘Barbie’ reagoi ndaj postimeve në rrjetet sociale të fansave të ‘Barbenheimer’”, shkruan 'Warner Bros Japan' në një deklaratë të publikuar në profilin e 'Barbie Japan' në Twitter. “Ne e marrim këtë situatë shumë seriozisht. Ne i kërkojmë selisë së SHBA-së të ndërmarrë veprimet e duhura. Ju kërkojmë falje atyre që u ofenduan nga kjo seri reagimesh të pavëmendshme.”

'Warner Bros US' iu përgjigj kritikave: “Warner Brothers i vjen keq për angazhimin e saj të fundit në mediat sociale. Studio kërkon falje të sinqertë.”

Të këshilluara

Travis Scott i bën diss Timothée Chalamet?

Travis Scott me sa duket ka thirrur të dashurin e përfolur të ish-Kylie Jenner Timothee Chalamet në këngën e tij të re, "Meltdown". Ai i referohet fabrikës s...

17:55

Ndahet nga jeta aktori i "Euphoria"

Aktori i Euphoria” Angus Cloud ka ndërruar jetë në moshën 25 vjeçare. Ai u nda nga jeta  në shtëpinë e familjes së tij në Oakland, Kaliforni, raportoi TMZ. “...

16:10

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI