Flash

32-vjeçarja u vra poshtë urës së Dajlanit nga tutori i saj

Lapsi.al 3 August 2023
32-vjeçarja u vra poshtë urës së Dajlanit nga tutori i saj

32-vjeçarja Luljeta Preza i kaloi orët e fundit të jetës së saj poshtë urës së Dajlanit pasi u godit me thikë nga Aldo Ibrahimi dhe Ylli Grabova. Nuk kaluan as 24 orë nga ngjarja dhe policia u vuri prangat autorëve, por cilët ishin shkaqet e kësaj ngjarje makabre?

Aldo Ibrahimi 22 vjeç dhe Ylli Grabovari 45 vjeç kishin dëshmuar në polici se ishin konfliktuar me 32-vjeçaren pasi ajo kishte refuzuar që t’u jepte të gjithë paratë që kishte bërë nga aktiviteti i saj seksual dhe se nuk kishte paguar për drogën që konsumonte. Ajo u kishte thënë se një pjesë i kishte shpenzuar në spital pasi e kishte përplasur një makinë.

“Prej muajsh ne njihemi me njëri tjetrin. Konflikti ka nisur pasi nuk na ka dhënë paratë që kishte mbledhur që t’i bënin bashkë me ato që mblidhnin ne duke lypur në rrugë”, - kanë thënë ata. Mësohet se 32-vjeçarja, nënë e një fëmije të mitur jetonte me dy të arrestuarit dhe me 3 mikeshat të cilat janë vënë nën hetim për moskallëzim krimi.

Gazetarja Anila Hoxha ka treguar se atë më herët e kishte përplasur një makinë dhe se ato pak para që fitonte nga prostitucioni i përdorte për të blerë drogë dhe pak ushqim. Atë e keqtrajtonin dhe shumicën e kohës vetëm zvarritej rrugëve.

“E vetmja pasuri e saj, trupi. Që ja blinin poshtë urës së Dajlanit burrat e orëve të vona. Kacidhe që i përdorte me pas për drogë dhe ushqim rruge. Një cope kartoni ish streha e saj shtruar mes dheut dhe gjymtyrëve që muajt e fundit po e linin. Lëvizte këmba-doras së fundmi, më shume zvarritej se sa ngulte këmbët. Thoshte që e kishin përplasur me makinë. Nuk shkoi kurrë ne spital. Njëherë vodhi portofolin e njërit prej klientëve, u bë zhurme e madhe.

Të gjithë e shfrytezuan, jo vetem tutori; një maskara në periferi që e rrihte duke kërkuar shumë e me shumë derisa i shoi çdo gjë njerëzore. Një tjetër e një tjetër që vetëm ndryshonte emrin e fytyrën nga ai maskarai atje tek Ura e Dajlanit, ajo një grua e destinuar për të jetuar sa në barakë, e sa në mes të kater rrugëve”, - ka shkruar gazetarja. /LAPSI.al

Të këshilluara

Merr flakë makina në Vlorë

Një automjet ka marrë flakë në aksin rrugor Kuç-Qeparo. Dyshohet se automjeti tip ‘Benz’ që drejtohej nga shtetasi P.V, është përfshirë nga flakët si pasojë e n...

20:22

Aksident në Levan-Tepelenë, 3 të plagosur

Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 17:45, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Cakranit”. Mësohet se shtetasja Alketa Lazaj, b...

19:52

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI