Flash

Dua Lipa sërish në telashe ligjore

Lapsi.al 3 August 2023
Dua Lipa sërish në telashe ligjore

Dua Lipa dhe Warner Music thuhet se janë goditur me një padi të tretë për hitin "Levitating".

Padia e fundit, vjen nga producenti muzikor Bosko Kante, i cili pretendon se Duas nuk i është dhënë kurrë leje për të përdorur regjistrimin e tij "talk box" në remikset e saj të "Levitating", sipas Billboard. Kante pretendon se kënga "talk box" u krijua për interpretimin origjinal të "Levitating", por ajo dhe labeli nuk u lejuan ta përdorin atë në remix, duke përfshirë versionin "Da Baby".

"Paditësi bëri përpjekje të shumta për të zgjidhur këtë çështje pa gjyq, por përpjekje të tilla ishin të pasuksesshme, për shkak të mosgatishmërisë së të pandehurve për të bashkëpunuar ose pranuar përgjegjësinë për këtë shkelje flagrante të të drejtave të autorit të paditësit," pretenduan avokatët e Kante në padi. Kante, i cili ka krijuar performanca talk box për Kanye West dhe Big Boi, është bashkëthemeluesi dhe CEO i ElectroSpit talkbox, i cili është një version dixhital i talkbox - një pajisje që lejon artistët të modifikojnë tingullin e një instrumenti muzikor përmes gojës së një personi.

Paditësi pretendon se ai u kontaktua nga Stephen Kozmeniuk, një nga producentët e "Levitating", në vitin 2014 për të bërë një performancë talk box që do të ishte pjesë e publikimit origjinal të "Levitating. Pasi e bëri, ai tregoi se kishte një marrëveshje verbale që performanca e tij mund të përdoret në "Levitating". Megjithatë, Bosko thotë se marrëveshja nuk u shtri në mënyrë eksplicite për remikset përtej versionit origjinal, kështu që Lipa dhe Warner Music nuk kishin leje ta përdornin atë për remikset që shfaqnin Madonna dhe Missy Elliott ose me Da Baby./Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Beyoncé reagon ndaj padisë kundër Lizzo

Beyoncé duket se ka reaguar ndaj padisë kundër Lizzo në koncertin e saj, duke lënë artisten jashtë teksteve të saj. Ndërsa këndonte "Break My Soul (The Queen...

15:57

"Bad Guy" e Billie Eilish thyen rekord

Billie Eilish dhe Finneas janë certifikuar me diamant. Të hënën, Eilish zbuloi në mediat sociale se hiti i saj i famshëm i vitit 2019 "Bad Guy" mori njohjen më ...

17:33

Meghan Markle "zëvendëson" Beckhams

Meghan dhe Princi Harry thuhet se u "braktisën" nga ish- miqtë e tyre tani Victoria dhe David Beckham. Por Meghan po bën miq të rinj të fuqishëm për të mbush...

15:52

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI