Flash

Dyshohet për krime kundër njerëzimit, Gjermania arreston një sirian

Lapsi.al 3 August 2023
Dyshohet për krime kundër njerëzimit, Gjermania arreston një

Një shtetas sirian, i akuzuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte përmes kryerjes së torturave dhe skllavërimit, është arrestuar në Gjermani, thanë prokurorët më 3 gusht. Ai dyshohet se krimet i ka kryer mes viteve 2012-2015.

I dyshuari, i identifikuar vetëm si Ahmad H, ishte udhëheqës i një Sicilie të quajtur shabiha, që ka ndihmuar Qeverinë e presidentit Bashar al-Assad në shtypjen e përgjakshme pas nisjes së trazirave më 2011, thanë prokurorët.

Fushata e milicisë, e sponsorizuar nga shteti, dyshohet se përfshinte arrestime arbitrare, zhvatje, grabitje, punë të detyruar dhe torturë.

Prokurorët gjermanë thanë përmes një deklarate se Ahmad H ishte përgjegjës për disa raste të rrahjeve brutale të civilëve, por edhe për dy incidente më 2012 dhe 2015, gjatë të cilave ai detyroi të arrestuarit që të punonin, teksa po vazhdonin luftimet, dhe nuk u ofroi ujë dhe ushqim.

Gjermania po ndjek kriminelët për krimet e luftës në Siri bazuar në ligjet e juridiksionit universal, që lejojnë gjykatat të ndjekin krimet kundër njerëzimit të kryera kudo në botë.

Një doktor sirian, që dyshohet për krime kundër njerëzimit, përfshirë torturimin e të burgosurve në një spital ushtarak në Siri, aktualisht është duke u përballur me gjykim në Frankfurt.

Qeveria e Assadit mohon akuzuat se ka torturuar të burgosurit gjatë luftës civile.

Të këshilluara

Sulmohet me armë konsullata suedeze në Izmir

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Turqi, ku raportohet se një sulm me armë ka ndodhur në konsullatën suedeze në Izmir, sipas autoriteteve n...

19:50

Tërmet i fuqishëm në Turqi

Një tërmet me magnitudë 5 i shkallës Rihter është regjistruar në provincën e Konyas në Turqinë qendrore. Lajmi u konfirmua nga Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeq...

19:07

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI