Flash

Laç/ Shisnin kanabis, arrestohet një 23-vjeçar, shpallet në kërkim bashkëpuntori

Lapsi.al 3 August 2023
Laç/ Shisnin kanabis, arrestohet një 23-vjeçar, shpallet

Një person ka rënë në prangat e policisë së Laçit, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Mësohet se ata ishin të përfshirë në një lokal të përshtatur për shitjen në doza të lëndës narkotike cannabis sativa.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Vijon operacioni policor antidrogë i koduar “Ndërthurja”, i zhvilluar më 27.06.2023. Identifikohen 2 shtetas të tjerë të implikuar në veprimtarinë kriminale të shitjes në doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në një lokal në qytetin e Laçit.

Vihet në pranga njëri prej këtyre shtetasve, ndërkaq, Policia vijon punën për kapjen e shtetasit tjetër.

Gjatë këtij operacioni, më datë 27 qershor, u zbulua në Laç, një lokal i përshtatur për shitjen në doza të lëndës narkotike cannabis sativa, si dhe u arrestuan pronari i këtij lokali dhe një kamerier në këtë biznes.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë dhe ata të Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lezhës, kanë vijuar veprimet e thelluara hetimore për përcaktimin e plotë të autorësisë së veprimtarisë kriminale të shitjes në doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në qytetin e Kurbinit, rast i cili u godit më datë 27.06.2023, si rezultat i operacionit policor të koduar “Ndërthurja”.

Nga këto veprime, u vu në pranga shtetasi, 23 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi, 23 vjeç, të dy banues në Kurbin, pasi nga hetimet rezultoi se janë të përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitjes në doza të lëndës narkotike cannabis sativa.

Vijon puna për kapjen e shtetasit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Vendi ynë gjatë paradites do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse në gjithë territorin, por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave ...

07:44

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI