Flash

Shpërthim me tritol në Krujë, thyhen xhamat e banesave e bizneseve të zonës

Lapsi.al 3 August 2023
Shpërthim me tritol në Krujë, thyhen xhamat e banesave e

Një shpërthim me tritol ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Krujës. Mësohet se sasia e tritolit ka shpërthyer në aksin Fushë-Krujë në afërsi të lagjes Zim Zenel të këtij qyteti.

Është e paqartë se cili ka qenë objektiv i sulmit pasi sasia e lëndës plasëse ka shpërthyer në mes të rrugës.  Shpërthimi ka qenë i fortë aq sa janë thyer xhamat e vitrinat e disa banesave e bizneseve aty pranë dhe është regjistruar rreth orës 02:00 pas mesnate.

Policia dhe grupi hetimor kanë qenë gjatës natës në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e saj. Në zonën ku ka ndodhur shpërthimi nuk ka kamera në rrugë, ndërsa mbeten për t’u vëzhguar kamerat e ndonjë biznesi në zonë, nëse mund të çojnë në zbardhjen e shpërthimit.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Vendi ynë gjatë paradites do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse në gjithë territorin, por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave ...

07:44

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI