Flash

U arrestuan për trazirat në veri/ Dy serbëve u ndalohet hyrja për 3 vjet në Kosovë

Lapsi.al 3 August 2023
U arrestuan për trazirat në veri/ Dy serbëve u ndalohet hyrja

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka ndaluar hyrjen për tre vjet në Kosovë dy serbëve të cilët u arrestuan për organizimin e trazirave në veri që ndodhën në fund të majit.

Gjykata e Prishtinës shpalli fajtorë Sinisha Jevtiçin dhe Ivan Sekuliçin, pasi pranuan fajësinë në seancën që u mbajt të mërkurën.

Sipas njoftimit, Sinisha Jevtiç u dënua me burgim prej 6 muajsh për veprën penale të pjesëmarrjes në turma që kryejnë vepra penale, ndërsa dënimi me burg do të zëvendësohet në dënim me gjobë me vlerën prej 7 mijë eurosh.

Gjithashtu Sekuliçin u dënua për armëmbajtje pa leje me gjobë prej 2 mijë eurosh. Atij i është shqiptuar dënimi i plotë prej 6 muajsh burg në gjobë prej 9 mijë euro.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI