Flash

Nis sot tërheqja e efektivëve nga komunat në veri të Kosovës

Lapsi.al 4 August 2023
Nis sot tërheqja e efektivëve nga komunat në veri të

Policia e Kosovës do të reduktojë praninë e efektivëve rreth ndërtesave komunale në veri të Kosovës, si pjesë e përpjekjeve për shtensionimin e situatës. Në bashkëpunim me KFOR dhe EULEX u vendos që efektivët të ulen me 25%, pasi u vlerësua se situata në veri të Kosovës është më e qetë.

Ky vendim nga qeveria, vjen pasi Albin Kurti lajmëroi më 11 korrik se ka rënë dakord që do të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat me shumicë serbe me qëllim për të ulur tensionet me Serbinë. Dakordësia u arrit me 10 korrik në Bratislavë në një takim ndërmjet kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe të dërguarit evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Tensionet mes dy vendeve u rritën në fund të muajit maj kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore të Kosovës, morën detyrën me mbështetjen e policisë, pas zgjedhjeve lokale të muajit prill të cilat u bojkotuan nga serbët, që kërkojnë zbatimin e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për më shumë vetëqeverisje.

Diplomacia perëndimore që atëherë ka kërkuar uljen e tensioneve përmes pezullimit të operacioneve policore në veri, zhvendosjes së kryetarëve të komunave në zyra alternative dhe shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme me pjesëmarrje të pakusht të serbëve të Kosovës.

Qeveria e Kosovës është vënë në përpjekje për të siguruar bazën ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve, duke hartuar një dokument që do t’u mundësonte qytetarëve të komunave shkarkimin e kryetarëve të tyre përmes një peticioni.

Janë dy rrugë për të mundësuar shpalljen e zgjedhjeve të reja; përmes dorëheqjeve të kryetarëve aktualë dhe peticionit që sipas autoriteteve në Kosovë do të ishte mënyrë më demokratike dhe do të siguronte pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI