Flash

Lezhë/ Sherr në një pikë karburanti, 37-vjeçari konfliktohet me dy punonjësit

Lapsi.al 5 August 2023
Lezhë/ Sherr në një pikë karburanti, 37-vjeçari

Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë, ku një shqiptar nga Kosova është konfliktuar me dy punonjës të një karburanti. Si pasojë e sherrit ka mbetur i plagosur 37-vjeçari nga Kosova.

Ngjarja ka ndodhur në një karburant në afërsi të Kryqëzimit të Tales, në aksin rrugor Lezhë – Milot, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. Shqiptari nga Kosova, M.M.,është përfshirë në një konflikt fizik me dy punonjësit e karburantit, N. S. 61 vjeç banues në Lezhë dhe K. R. 52 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.

Ende nuk dihen arsyet se përse ka nisur sherri, ndërsa 37-vjeçari është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Dy punonjësit e karburantit janë shoqëruar në komisariatin e Lezhës.

Gjithashtu, gjatë konfliktit janë dëmtuar edhe ambientet e zyrës së qëndrimit të punonjësve të karburantit si dhe automjeti i shtetasit kosovar. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI