Flash

Përplasja në Lezhë, arrestohen 3 persona

Lapsi.al 6 August 2023
Përplasja në Lezhë, arrestohen 3 persona

Policia ka dhënë detaje në lidhje me një përplasje që ndodhi pasditen e së shtunës në një karburant në Lezhë. Policia thotë se rreth orës 18:30 të ditës së djeshme, në ambientet e një karburanti në aksin rrugor Lezhë – Milot, shtetasi kosovar Migjen Mulaj ka pasur një konflikt të çastit për motive të dobëta me dy shtetasit shqiptarë Nikoll Sokoli dhe Kujtim Rusi, punonjës pranë këtij karburanti.

Sipas policisë, Mulaj i ka goditur fillimisht fizikisht dhe më pas me automjetin e tij dhe ka tentuar që t’i përplasë punonjësit e karburantit duke u rrezikuar jetën. Policia thotë se si pasojë e tentativave me automjet, Migjen Mulaj është përplasur me ambientet e brendshme të karburantit, duke i dëmtuar ato.

Në vijim të konfliktit, dy punonjësit e karburantit e kanë goditur shtetasin Mulajn me mjete të forta në trup (shkopinj) duke i shkaktuar dëmtime fizike. Ai aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Në spital për ndihmë mjekësore, ndodhet edhe shtetasi Nikoll Sokoli i cili ka marrë gjithashtu dëmtime fizike, por jashtë rrezikut për jetën.

Policia tha se arrestoi 37-vjeçarin Migjen Mulaj banues në Kosovë për veprat penale "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë" dhe "Shkatërrim prone". Nën arrest u vunë edhe Nikoll Sokoli 61 vjeç dhe Kujtim Rusi 52 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale "Plagosje e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim". Policia thotë se materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. ©LAPSI.al

Të këshilluara

5 të arrestuar në Korçë, zbardhen akuzat

Policia e Korçës ka vënë në pranga 5 persona, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Trafikut Urba...

10:40

Po vijnë emigrantët, fluks në Kapshticë

Radhë të gjata janë krijuar në pikat kufitare, pas dyndjes së emigrantëve që kanë zgjedhur muaji gusht për t’u kthyer në Shqipëri për pushime. Këtë të shtunë...

13:35

Çfarë ndodh me motin pas mesnatës

Fundjava ka nisur me reshje shiu që do vijojnë deri pasdite vonë në të gjithë vendin ndërsa në zonat perëndimore priten edhe rrebeshe. Sipas MeteoAlb, situat...

15:26

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI