Flash

Shqiptari ofron bukë falas për ata që kanë nevojë, pas situatës në Slloveni

Lapsi.al 6 August 2023
Shqiptari ofron bukë falas për ata që kanë nevojë, pas

Një shqiptar nga Kosova, pronar i një furre buke është bërë ‘heroi’ i 24 orëve të fundit në Slloveni, ku përmbytjet masive kanë izoluar qindra banorë nëpër shtëpitë e tyre. I riu i është gjendur pranë të gjithë atyre që kanë nevojë në këto ditë të vështira, duke iu ofruar bukë falas.

Alban Memqaj dhe bujaria e tij është bërë tema e ditës në mediat sllovene në këto orë të vështira për vendin ish-jugosllav.

Shqiptari nga Kosova , si pronar i një furre buke, u ofron falas bukë të gjithë atyre që kanë nevojë, edhe pse është fjala për një vend më standart të lartë jetese.

“Nëse keni nevojë për ndihmë, furra jonë ndodhet në Novi Mesto, ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë të gjithë ata që janë në gjendje të vështirë për shkak të shiut të dendur dhe përmbytjeve. Nëse keni nevojë për një sasi më të madhe na njoftoni pak më herët, mund të bëjmë 500 copa bukë brenda dy orëve dhe të gjitha janë nga ne, pra është falas!”, thuhet në njoftimin e pronarit Alban Memaqaj.

“Për çdo gjë mos ngurroni të na kontaktoni në numrin e telefonit 040778474”, e mbyll thirrjen ai.

Të këshilluara

Ulen temperaturat/ Parashikimi i motit për sot

Orët e para të mëngjesit do të sjellin kalime të shpeshta të vranësirave të cilat do të gjenerojnë reshje të izoluara dhe të pakta shiu në ultësirën perëndimore...

07:54

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI