Flash

Lubonja: Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës, goditja më e madhe për qeverinë

Lapsi.al 7 August 2023
Lubonja: Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës, goditja më e

Analisti Fatos Lubonja deklaroi se projekti i kullës së re pas Teatrit të Operas dhe Baletit është një rezultat i politikës së kryeministrit Rama “një pallat, një votë”. Lubonja u shpreh se në kohën kur opozita ishte më e fortë kishte kontroll më të fuqishëm për raste të tilla.

Ai komentoi po ashtu sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës, duke thënë se kjo është ‘goditja më e madhe për qeverinë këtë vit pasi është krimi më i hetuar dhe flagrant’.

“Kur Berisha ishte në pushtet gjatë viteve ’90 ka qenë një biznesmen që bleu tokën mes Bankës dhe Muzeut Kombëtar. Ai bëri projektin e një kulle atje dhe që të bindte opinionin publik dhe erdhi te disa figura të njohura të opinionit, ku erdhi dhe tek unë e Edi Rama asokohe. Ajo që të dy i thamë ishte që si ka mundësi kjo kullë këtu që do na zërë kurorën e Tiranës. Nuk e firmosëm për këtë arsye. Për ironi të fatit kjo kullë quhet mali i Tiranës. Në vend që të shohim malet e Tiranës, ky na ndërton male që asokohe. E ka mbushur me kulla ky që nisi politikën një pallat një votë.

Këtu kemi një tradhti dhe korruptim të intelektualëve që është ndërtuar duke shkatërruar ato që i kanë mbetur këtij vendi. Ajo që është për të ardhur keq është jo ky që i ka hipur këtij kali, por sa kohë do e mbështesin akoma ca njerëz brenda asaj partie. Historia ka treguar se oligarkët kanë paguar nga të dyja krahët kur kanë ndërtuar. Problemi është se nëse shohim kur kanë qenë 2-3 parti që kontrollonin njëra-tjetrën ka pasur pak më shumë kontroll. Lulzim Basha kur erdhi në bashki bëri një moratorium ku nuk pati ndërtime për ca kohë.

Gjithsesi ka pasur më shumë kontroll kur kishte opozitë aktive. Opozita mund të ketë lidhje aty ashtu si po thonë përmes një teze. Brenda këtij sistemi ka pasur më shumë kontroll. Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës është goditja më e madhe për qeverinë këtë vit pasi është krimi më i hetuar dhe është më flagranti. Protagonistët kryesorë janë arratisur, aq flagrant është. Po t’i kishte dalë Ramës nga kontrolli SPAK, ai do ishte i pari që do arrestohej”, u shpreh ai.

Të këshilluara

Vrasja në Vlorë, arrestohet autori i dyshuar

Policia e Vlorës ka vënë në pranga autorin e dyshuar për vrasjen e ndodhur ditën e sotme në lagjen “Hajro Çakërri”, ku mbeti i vdekur 55-vjeçari Armando Memshan...

16:28

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI