Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Arrestohet bashkëpunëtori i dy personave të kapur me emigrantë të paligjshëm në Gjirokastër

Lapsi.al 8 August 2023
Arrestohet bashkëpunëtori i dy personave të kapur me

Policia e Gjirokastrës ka mundur të lokalizojë dhe të arrestojë 25-vjeçarin e shpallur në kërkim për transport të emigrantëve kundrejt pagesës.

Ditën e djeshme, policia vuri në pranga 2 bashkëpunëtorët e tij, të cilët monitoronin rrugën ku kalonte automjeti me emigrant, për të shmangur patrullat e policisë.

25-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 23.07.2023, në vendin e quajtur “Kthesa e fshatit Kodër”, sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka braktisur automjetin me të cilin po transportonte, kundrejt pagesës 500 euro/person, 8 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, drejt vendeve të BE-së.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër

Lokalizohet dhe kapet 25-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Road Guard 69”, pasi transportonte me automjet, kundrejt 500 eurove/person, 8 emigrantë.

Ditën e djeshme, Policia e Gjirokastrës vuri në pranga 2 bashkëpunëtorët e 25-vjeçarit, të cilët monitoronin rrugën ku kalonte automjeti me emigrantët, për të shmangur patrullat e Policisë.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve që ishin implikuar në një rast të transportimit të 8 emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit, të goditur nga Policia e Gjirokastrës, më datë 23.07.2023, në kuadër të operacionit policor të koduar “Road Guard 69”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, kanë lokalizuar në Krujë, kapur dhe ndaluar shtetasin 25 vjeç, banues në Krujë.

25-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 23.07.2023, në vendin e quajtur “Kthesa e fshatit Kodër”, sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka braktisuar automjetin me të cilin po transportonte, kundrejt pagesës 500 euro/person, 8 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, drejt vendeve të BE-së.

Gjithashtu, për këtë rast, dje, Policia e Gjirokastrës vuri në pranga dy shtetasit që monitoronin duke lëvizur me automjet, aksin rrugor “Ura e Dragotit – Ura e Leklit”, përmes të cilit shtetasi 25-vjeçari transportonte emigrantët.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI