Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Eurodeputeti nga Holanda: Shpresoj që BE-ja t’i heq masat ndaj Kosovës në shtator

Lapsi.al 8 August 2023
Eurodeputeti nga Holanda: Shpresoj që BE-ja t’i heq masat ndaj

Në tri ditët e fundit të gushtit Bashkimi Evropian, mban takime informale të ministrave të punëve të jashtme e atyre të mbrojtjes. Me këto aktivitete përfundon pushimi veror i institucioneve të BE-së.

Një eurodeputet nga Holanda, po pret që qysh në shtator unioni që ka 27 vende anëtare të lëviz drejt heqjes së masave ndëshkuese që i vendosi ndaj Kosovës, në qershor.

Thijs Reuten, konsideron se Brukseli veproi gabim ndaj Prishtinës zyrtare , kur vendosi masa ndëshkuese si pasojë e mos deeskalimit të situatës në veri.

Ndërkohë si pasojë e ujdisë së 10 korrikut BE-Kosovë, tashmë deeskalimi ka nisur në teren. Në dy turne 50% e policisë u tërhoq nga dhe rreth godinave komunale në tri komuna, njofton Klankosova.tv.

“Bashkimi Evropian, ka ndërmarrë qasje izoluese e jo të balancuar, në atë se çka ndodhi në fund të majit. Duke harruar krejt çka ndodhi para dhe pas kësaj. Ne nuk pamë një reagim kaq të fortë kur tre polic u kidnapuan në territorin e Kosovës nga Serbia. Këta polic edhe pse janë liruar ende po ndiqen penalisht”, tha Reuten.

Ligjvënësi holandez në Parlamentin Evropian (PE) është njëri nga nënshkruesit e letrës së politikanëve evropianë e amerikanë dërguar në qendrat vendimmarrëse që kërkon veprime konkrete sidomos në dialogun Kosovë-Serbi.

“Presim koordinim të qartë mes BE-së, SHBA-ve , Britanisë së Madhe dhe aleatët tjerë në komunitetit ndërkombëtar. Sepse ne duhet të vijmë te linja e qartë, kur vije puna që të flasim për përgjegjësinë e presidentit Vuçiq, në gjithë procesin. Dhe ta bëjmë të qartë se po kthehemi te dialogu i lehtësuar nga BE-ja, drejt normalizimit, sa më shpejt që është e mundur”, shtoi ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI