Flash

Del video/ Grushtat që i morën jetën Armando Meshaut në Vlorë

Lapsi.al 8 August 2023
Del video/ Grushtat që i morën jetën Armando Meshaut në

Dalin pamjet e konfliktit mes Rei Metës dhe Armando Meshaut në një pikë interneti në Vlorë. Nga pamjet duket se Rei Meta i flet vazhdimisht 55 vjeçarit duke i kërkuar apartamentin e premtuar, por ai tenton ta shmangë. Në një moment Armando çohet dhe e qëllon me shuplakë, veprim që u shoqërua nga grushtat vdekjeprurës të Rei Matës. Shikoni videon më poshtë:

“Me Armandon kam pasur një konflikt të hershëm për çështje lekësh. Unë para disa kohësh kisha ndërmjetësuar tek një tjetër person që Armando të blinte një sipërfaqe toke. Ai më kishte premtuar se nëse do të mund të blinte atë tokë, unë do të përfitoja prej tij një shumë lekësh, por që nuk më tha se sa. Pas disa kohësh mora vesh se ajo sipërfaqe toke ishte blerë nga Armando dhe kam shkuar disa herë ta takojë e t’i kërkoja lekët që më kishte premtuar”. – ka thënë ai në polici.

Krimi u regjistrua, rreth orës 11:45 të mesditës së të hënës në ambientet e një kancelarie në lagjen “Hajro Cakërri” në Vlorë, ku humbi jetën 55-vjeçari Armando Meshau.

Viktima, inxhinier ndërtimi, ndodhej në kancelarinë nga ku u nxor i pajetë për të printuar disa dokumente, por është konfliktuar me autorin 33-vjeçar, të identifikuar si shtetasi Rei Meta.

Mësohet se autori dhe viktima kanë pasur një konflikt të pazgjidhur, që ka qenë i mbartur prej mëse 8 muajsh. Nga hetimet zbulohet se 33-vjeçari kishte ndërhyrë si sekser për një prej pronave që biznesmeni i ndjerë i ndërtimit kishte interes, duke i premtuar garanci se do t’i zgjidhte punë.

Rei Meta kishte premtuar zgjidhje për një pronë të Armando Meshaut, duke përdorur emrin e të ëmës, që është anëtarja e KLP-së Nurihan Seiti Meta.

Në këmbim i riu do të përfitonte një apartament që do t’i falej nga ndërtuesi i njohur në qytetin bregdetar. Por, Meta kishte dështuar në rolin e tij si sekser dhe 55-vjeçari kishte zgjidhur çështjen që e shqetësonte duke shfrytëzuar lidhjet me palë të treta.

Pavarësisht kësaj, 33-vjeçari pretendonte se për “punën” që kishte marrë përsipër, ndërtuesi duhet t’i falte apartamentin dhe kjo ka nxitur konfliktin mes tyre, i cili u mbyll tragjikisht këtë të hënë.

I ndjeri kishte refuzuar t’ia kalonte në pronësi apartamentin Rei Metës dhe kur janë përballur në dyert e kancelarisë debati mes tyre ka degjeneruar në fyerje dhe përdorimin e grushteve.

Meshau i ka thënë 33-vjeçarit se nuk ka për ta marrë apartamentin, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur me dhunë fizike, duke e qëlluar me grusht në fytyrë 55-vjeçarin, i cili ra pa ndjenja në tokë, duke humbur jetën në vend.

Të këshilluara

Vrasje në Kosovë (VIDEO)

Një person ka ndërruar jetë pasi është qëlluar me armë zjarri në një lokal në Klinë të Kosovës. Lajmin për vdekjen e ka konfirmuar drejtori i QKMF-së në Klin...

20:13

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI