Flash

Vrasja në Vlorë/ Njolla e radhës mbi Këshillin e Lartë të Prokurorisë

Lapsi.al 8 August 2023
Vrasja në Vlorë/ Njolla e radhës mbi Këshillin e Lartë

Prej disa ditësh ambasada amerikane ka shpërnadrë një ftesë publike për juristët për disa vende vakante në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Rinovimi i anëtarëve të këtyre dy Këshillave është i rëndësishëm thotë ambasada për ecjen para të një sistemi drejtësie “të pavarur” dhe “efektiv”.

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë janë dy struktura thelbësore të sistemit të ri të drejtësisë. Juristët që janë pjesë e tyre duhet të kenë përvojë pune mbi 15 vjet në profesion dhe është shumë e rëndësishme të jenë me integritet të lartë moral dhe profesional. Roli i këtyre dy Këshilakve është i rëndësishëm sepse ato luajnë rolin e dy “qeverive” e gjyqtarëve dhe prokurorëve. KLP dhe KLGJ vendosin për emërimet, shkarkimet apo lëvizjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve në të gjithë vendin, por vrasja e fundit që ndodhi në Vlorë ngre dyshime të forta për korruptimin e sistemit dhe kompetencat që i janë dhënë dy “qeverive” të gjyqësorit po përdoren për t’u pasuruar dhe jo për një drejtësi efektive.

Të hënën paradite, Armando Meshau mbeti i vrarë nga grushtat e Rei Metës në një pikë interneti. Meta e pranon se e qëlloi me grusht 55 vjeçarin por thotë se ai vdiq sepse përplasi kokën në një nga orenditë e qendrës së internetit. Por shkaqet e konfliktit mes tyre përbëjnë një skandal që njollos çdo përpjekje për një drejtësi efektive. Rei Meta është i biri i Nurihan Metës dhe ishtë i përfshirë si ndërmjetës në konfliktet e disa pronave në Vlorë bashkë me viktimën.

Armand Meshau merrte përsipër nga pronarët bërjen e pronave me certifikatë dhe më pas ja jepte ndërtuesve duke marrë përqindje. Mes tij dhe djalit të antares së KLP-së kishte një marrëveshje për zgjidhjen e një konflikti gjyqësor. Nëse Rei Meta do të mbaronte punë nëpërmjet ndikimit të nënës së tij, ai do të përfitonte një apartament. Por pasi konflikti u zgjidh mes pronarëve, viktima nuk kishte pranuar t’ia jepte apartamentin. Të paktën sipas dëshmitarëve okularë këto kishin qenë edhe fjalët e fundit të 55-vjeçarit para se të binte i vdekur nga grushtat e Rei Metës.

“Me Armandon u takova rastësisht në internet kafe. Po printonte disa dokumente. Me të kam pasur një konflikt të hershëm për çështje lekësh. Unë para disa kohësh kisha ndërmjetësuar tek një tjetër person që Armando të blinte një sipërfaqe toke.

Ai më kishte premtuar se nëse do të mund të blinte atë tokë, unë do të përfitoja prej tij një shumë lekësh, por që nuk më tha se sa

Pas disa kohësh mora vesh se ajo sipërfaqe toke ishte blerë nga Armando dhe disa herë dhe kam shkuar ta takoja i kërkoja lekët që më kishte premtuar”, mësohet të këtë thënë 33 vjeçari në polici.

Përtej rrethanave të vrasjes, ende nuk ka një reagim nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë mbi këtë çështje ku përfshihet një prej antareve të saj. Nurihan Meta është pjesë e KLP që nga viti 2018. Pozicioni i saj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë vë në pikëpyetje hetimet për vrasjen e Meshaut, (cili prokuror do të hetojë me paanësi çështjen ku përfshihet fjali i një antari të KLP), por në këtë rast implikohet edhe vetë Këshilli përderisa po tenton ta kalojë në heshtje skandalin. Rasti i Nurihan Metës është vetëm nja nga episodet që tregojnë se drejtësia e re nuk ndryshon shumë nga ajo e vjetra.

Që nga katapultimi në SPAK që iu bë prokurorit të kapur të Elbasanit që gënjeu për rrethanat e vrasjes së Pjerin Xhuvanit që nga emërimet nepotike të familjarëve të Ermonela Felajt, ngjarjet që implikojnë këtë institucion tregojnë se jemi ende larg një drejtësie të pakorruptuar dhe efektive./ Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI