Flash

Will Smith: Jam penduar që i futa fëmijët në industri

Lapsi.al 8 August 2023
Will Smith: Jam penduar që i futa fëmijët në industri

Will është një nga aktorët më të njohur të Hollwoodit në industri. Momenti i tij në galën e Oscars, ku goditi Chris Rock-un, hyri në histori si një nga episodet më të errëta të jetës së tij, produkt i një situate personale që ai vetë do ta njihte më vonë.

Mirëpo, orët e fundit ka dalë në dritë një bisedë mes interpretuesit dhe mikut të tij Kevin Hart, ku ai shpjegon se si i vjen keq që ka detyruar fëmijët e tij të bëhen të famshëm. Fëmijët e tij, Jaden dhe Willow Smith, pavarësisht se mbajnë një profil të ulët sot, u bënë të njohur në muzikë ashtu edhe në film më shumë se një dekadë më parë. Ishte fillimi i viteve 2010, kur Will Smith mendoi se ajo që po bënte ishte në rregull.

Aktori  tha se viti 2010 ishte "viti më i mirë si artist, si prind" pasi ""Karate Kid" doli në qershor, "Whip My Hair" doli në tetor... "Po ndërtoj këtë ëndërr të një familjeje që kam pasur në mendje. "Unë do ta bëj më mirë se sa e bëri babai im". Ne kemi folur për këtë, babai im ishte abuuziv.

"I thashë vetes se nuk do ta kisha kurrë atë lloj energjie me familjen time dhe kisha një ëndërr, një ide të një familjeje që po ndërtoja. Gati 2010-2012 kisha arritur gjithçka që kisha ëndërruar ndonjëherë." Por pavarësisht kësaj, Will pohoi se "askush në familjen time nuk ishte i lumtur". "Askush nuk donte të ishte pjesë e sak. Willow ishte e para që filloi kryengritjen dhe aty kuptova që suksesi dhe paratë nuk do të thonë lumturi. /Lapsi.al

Të këshilluara

Wanda Nara, e frikësuar nga Mario Icardi

Marrëdhënia e diskutueshme mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Teksa dyshja ndodhen tashmë në Turqi, ku futbollisti po për...

16:25

Ndahet nga jeta partneri i Sandra Bullock

Partneri i Sandra Bullock, Bryan Randall, ka ndërruar jetë në moshën 57 vjeçare. Familja e tij konfirmoi lajmin tragjik në një deklaratë të ndarë me Page Six...

14:49

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI