Flash

41 të vdekur nga mbytja e anijes me migrantë në Mesdhe

Lapsi.al 9 August 2023
41 të vdekur nga mbytja e anijes me migrantë në Mesdhe

Romë – 41 migrantë humbën jetën gjatë fundosjes së një anije javën e kaluar në Mesdheun qendror, sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, duke iu referuar dëshmive të të mbijetuarve që arritën në ishullin italian Lampedusa.

Agjencia e lajmeve ANSA njofton se katër nga të mbijetuarit u thanë shpëtimtarëve, se anija e tyre kishte 45 njerëz, tre prej tyre fëmijë.

Anija u nis të enjten nga qyteti tunizian Sfaks, vatër krize migrantësh, por u përmbys dhe fundos vetëm pak orë më pas, sipas të mbijetuarëve.

Të mbijetuarit – tre burra dhe një grua nga Bregu i Fildishtë dhe Guinea – thanë se u shpëtuan nga një anije mallrash, që pastaj i përcolli tek roja detare italiane.

Roja detare italiane nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për fundosjet e dy anijeve, për të cilat rojet bregdetare njoftuan të dielën, duke thënë se rreth 30 njerëz ishin zhdukur si pasojë.

Rojet bregdetare, gjithashtu, tha se shpëtuan 57 migrantë dhe nxorrën dy trupa të pajetë, ndërkohë që mediat raportuan që të paktën njëra nga anijet e fundosura ishte nisur të enjten nga qyteti Sfaks.

Autoritetet në Tunizi thanë të hënën se i nxorrën 11 trupa të pajetë nga fundosja e anijës afër qytetit të Sfaxit. 44 të tjerë ende figurojnë të pagjetur.

Rreth 93,700 migrantë hynë në Itali gjatë këtij viti, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme italiane, që përditësoi shifrat të hënën. Në të njejtën periudhë, vitin e kaluar, Italia regjistroi 44,700 migrantë./VOA

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI