Flash

Euro i rikthehet rënies, zbret pranë kufirit të 103 lekëve

Lapsi.al 9 August 2023
Euro i rikthehet rënies, zbret pranë kufirit të 103 lekëve

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po zhvendoset përsëri në rënie gjatë kësaj jave. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipëris, Euro u këmbye të mërkurën me 103.21 lekë. Kursi ka pësuar rënie me afërsisht 1.2 lekë që nga enjtja e kaluar, kur u shënua rritja e fundit domethënëse, pas sinjaleve të dhëna nga Banka e Shqipërisë.

Javën e kaluar, Guvernatori Gent Sejko, paralajmëroi ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë për të frenuar mbiçmimin e Lekut në kursin e këmbimit valutor. Në vijim, Banka e Shqipërisë zyrtarizoi rritjen e blerjeve të valutës të planifikuara këtë vit, në një kufi të ri prej 300 milionë eurosh, nga 220 milionë euro që ishte limiti i mëparshëm.

Blerjet e Bankës së Shqipërisë realizohen nëpërmjet ankandeve të programuara dhe zyrtarisht nuk kanë si qëllim ndërhyrjen në kursin e këmbimit, por rritjen e rezervës valutore. Megjithatë, duke parë forcimin e shpejtë të lekut këtë vit, Banka e Shqipërisë po e përdor këtë mekanizëm për të tërhequr një pjesë të prurjeve të mëdha të valutës në treg.

Sidoqoftë, sipas ekspertëve, shuma shtesë prej rreth 80 milionë eurosh që do të blihet nga Banka e Shqipërisë nuk ka shumë të ngjarë të sjellë ndryshime të rëndësishme të raporteve të kursit të këmbimit. Javën e kaluar, Banka e Shqipërisë bleu 18 milionë euro, por megjithatë tendenca rënëse e kursit të këmbimit ka vijuar.

Agjentët mendojnë se prurjet valutore këtë vit janë mjaft të mëdha, kryesisht për shkak të numrit rekord të turistëve të huaj që po vizitojnë Shqipërinë këtë vit. Nga ana tjetër, edhe rritja më e ngadaltë e kreditimit dhe politika fiskale shtrënguese që po ndjek qeveria shqiptare favorizojnë forcimin e lekut.

Megjithatë, për momentin kursi i këmbimit duket pak më i stabilizuar dhe marzhet e tregtimit janë ulur disi. Kjo nënkupton se pasiguria mes agjentëve të tregut është zbutur disi.Edhe kursi i valutave të tjera ka ardhur në rënie të lehtë këtë javë, por ngelet në nivele pak më të larta krahasuar me nivelet minimale historike që prekën rreth datës 20 korrik, duke ndjekur rënien e kursit të Euros.

Ekspertët mendojnë se gjatë kësaj periudhe është e natyrshme që Leku të ngelet në pozita të forta. Efekti sezonal mund të fillojë të zbehet në ditët e fundit të gushtit, megjithëse sezoni turistik po shfaq një tendencë të zgjerimit në kohë.

Pas vjeshtës mund të kuptohet nëse Euro mund të rifitojë pjesërisht terren, ndonëse për këtë vit projeksionet në përgjithësi ngelen në favor të lekut të fortë. Të vetmit faktorë të parashikueshëm që mund të rrisin kërkesën për euro mund të jenë importet e energjisë elektrike, sidomos në rast të mungesës së rreshjeve në vjeshtë, ose një ndërhyrje më e fortë e Bankës së Shqipërisë për tërheqjen e valutës nga tregu./Monitor

Të këshilluara

"Barbie" influencon dhe meshkujt

Filmi “Barbie” po thyen çdo rekord, si dhe është kthyer në influencë për shumë fusha të ndryshme. Impakti i “Barbie” nuk ka prekur veç vajzat siç mund të men...

10:17

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI