Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Fluksi i emigrantëve në SHBA, guvernatorja e Masaçusets shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Lapsi.al 9 August 2023
Fluksi i emigrantëve në SHBA, guvernatorja e Masaçusets shpall

Guvernatorja Masaçusets(Massachusetts) Maura Healey shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të martën, duke theksuar prurjet e mëdha të emigrantëve që kërkojnë strehim në një kohë kur kostoja e strehimit vazhdon të rritet.

Rreth 5,600 familje ose më shumë se 20,000 njerëz, shumë prej të cilëve janë emigrantë, aktualisht jetojnë në strehimore shtetërore. Mes tyre ka foshnja, fëmijë të vegjël dhe gra shtatzëna. Guvernatorja Healey tha se është një rritje prej rreth 80% krahasuar me 3100 familje një vit më parë.

Shumë prej migrantëve po mbërrijnë me avion nga shtete të tjera.Vetëm gjatë 48 orëve të fundit, tha ajo, 50 familje migrante kanë mbërritur me avion dhe kanë nevojë për strehim.

“Këto shifra pasqyrojnë rritjen e prurjeve të migrantëve në vendin tonë, të cilët kanë përjetuar disa nga udhëtimet më të vështira që mund të imagjinohen.”

Ajo i bëri thirrje qeverisë federale për ndihmë financiare dhe në mënyrë më urgjente, përshpejtimin e autorizimeve të punës për të lejuar të ardhurit e rinj që të gjejnë punë sa më shpejt dhe të fillojnë të fitojnë jetesën, shkruante ajo në një letër drejtuar Sekretarit të Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas. Në letër, zonja Healey vuri në dukje autorizimet e punës si burimi kryesor i krizës. Aktualisht, tha ajo, mund të duhen javë, muaj ose më shumë se një vit për të marrë autorizimin e punës.

“Të ardhurit janë të etur për të punuar. Gjëja e fundit që ata duan është që të jenë të varur”, tha ajo.

Guvernatorja Healey u ka bërë thirrje organizatave dhe njerëzve të interesuar që të ndihmojnë me sa të munden për të sponsorizuar apo strehuar migrantët. Të hënën, kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Eric Adams, njoftoi një plan për të strehuar deri në 2,000 migrantë në lagjen Queens.

Disa shtete të udhëhequra nga republikanët, si Teksasi dhe Florida, i kanë transportuar migrantët me autobusë ose aeroplanë drejt shteteve dhe qyteteve të udhëhequra nga demokratët, si Kaliforni, Masaçusets, Nju Jork dhe Çikago.

Vitin e kaluar, guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, dërgoi me avion 49 migrantë venezuelianë në ishullin Martha’s Vineyard të shtetit Masaçusets, që njihet si zonë pasanikësh./voa./

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI