Flash

Kanye West rikthehet në industrinë e modës

Lapsi.al 9 August 2023
Kanye West rikthehet në industrinë e modës

Kanye West po planifikon "rikthimin"  në fushën e modës me mbështetjen e "gruas së tij", Bianca Censori.

“Ata janë duke udhëtuar dhe Kanye ka qenë shumë i frymëzuar”, tha një burim për US Weekly të martën. "Ai thotë se është duke dizajnuar, duke shkruar muzikë dhe duke u frymëzuar." Insajderi pohoi se stilisti Yeezy ka plane novatore për të tronditur industrinë e modës. “Bianca e ka ndihmuar Kanye-n me disa dizajne dhe të dy mendojnë se moda e tyre do të ndryshojë kulturën,” vazhdoi burimi.

Sa i përket çiftit, të dy janë ende në “fazën e muajit të mjaltit”, muaj pas ceremonisë së tyre martesore jo-ligjore në janar.“Ata janë gjithmonë menjëri-tjetrin dhe tregojnë dashuri,” shtoi burimi i brendshëm.

Përveç kthimit  me modën e tyre, çifti ka krijuar zhurmë edhe me raportin e tyre. Në një video të shpërndarë në Instagram të hënën, ata u panë duke u përqafuar me njëri-tjetrin në darkë ndërsa këndonin së bashku  këngën e Black Eyed Peas "I Gotta Feeling". Para lidhjes me Censorin, reperi i “Flashing Lights” ishte i martuar me Kim Kardashian. Ish-çifti ka katër fëmijë: North, 10, Saint, 7, Chicago, 5, dhe Psalm, 4./Lapsi.al

Të këshilluara

Megan Fox, së shpejti një libër me poezi

Megan Fox shkroi një libër që shpreson të frymëzojë fansat. Aktorja e Jennifer's Body njoftoi të martën se libri i saj i parë me poezi, i titulluar Pretty Boys ...

15:47

MTV VMAs 2023: Lista e plotë e nominimeve

Të martën, MTV shpalli të nominuarit për MTV Video Music Awards 2023. Taylor Swift kryeson paketën me tetë nominime në kategoritë që përfshijnë tre kryesoret...

14:59

Ndahet nga jeta krijuesi i "Cha Cha Slide"

DJ Casper, krijuesi i "Cha Cha Slide", është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare. Vdekja e Casper vjen pas një beteje shumëvjeçare me kancerin. “Ata më diagn...

12:13

Wanda Nara, e frikësuar nga Mario Icardi

Marrëdhënia e diskutueshme mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Teksa dyshja ndodhen tashmë në Turqi, ku futbollisti po për...

16:25

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI