Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

FMN: Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës pengesë për zhvillimin ekonomik

Lapsi.al 10 August 2023
FMN: Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës pengesë për zhvillimin

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka komentuar masat që Bashkimi Europian ka vendosur ndaj Kosovës. FMN tha se ato mund të bëhen pengesë për investimet e huaja.

Gjatë vizitës së zhvilluar në Prishtinë nga data 31 korrik deri në 4 gusht të këtij viti, Fondit Monetar Ndërkomëtar i udhëhequr nga Gabriel Di Bella deklaroi se nëse masat e ndërmarra nga Bashkimi Europian ndaj Kosovës nuk hiqen, vendi pritet të përballet me pengesa të mëdha.

"Në veçanti, zhvillimet e fundit në katër komunat veriore çuan në masa të përkohshme dhe të kthyeshme nga disa donatorë dhe partnerë tradicionalë që kufizojnë bashkëpunimin e ri ekonomik dhe financiar. Ndërsa këto masa nuk pritet të ndikojnë në perspektivën nëse kthehen në afat të shkurtër, ato mund të bëhen pengesë për investimet e huaja direkte dhe zhvillimin ekonomik në përgjithësi, nëse qëndrojnë për një kohë më të gjatë.”, tha Di Bella.

Ai theksoi se paqëndrueshmëria dhe tensionet e ngritura globale në Kosovën veriore mbeten rrezik.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI