Flash

ISHP: S’kemi variant të ri të COVID, rritje e lehtë e infektimeve

Lapsi.al 10 August 2023
ISHP: S’kemi variant të ri të COVID, rritje e lehtë e

Infektimet me coronavirus janë rikthyer sërish. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik bëjnë me dije se muaji korrik ka sjellë një rritje të lehët të rasteve në disa bashki të vendit.

“Situata epidemiologjike është e qetë dhe e qëndrueshme. Karakteristike është një rritje shumë e lehtë e rasteve me COVID në korrik krahasuar me qershorin.

Rritje e lehtë vërehet në 15 bashki, 30 bashki janë me 0 raste dhe rënie e numrit të rasteve vërehet në 17 bashki”, thotë Artan Simaku Epidemiolog Ishp.

Në vendin tonë ende nuk është izoluar variant i ri i COVID, E.G 5.1, i identifikuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të Europës. Megjithatë, disa sekuencime gjenetike janë dërguar në laboratorët e referencës, për të parë cili është variant që po rrit numrin e të infektuarve.

“Nuk janë evidentuar variante të tjera, janë variantet ba4 dhe ba5 të cilët kanë qarkulluar dhe që qarkullojnë në disa vende të Europës”, shprehet epidemiologu.

Por edhe pse COVID ka një tjetër variant të ri qarkullim, ekspertët thonë se nuk duhet të shqetësohemi.

Edhe pse sporadike, në shërbimin infektiv të të rriturve dhe fëmijëve ka pasuar raste të shtrimeve në spital si pasojë e infektimeve me COVID.

Që prej majit të 2023, Organizata Botërore e Shëndetësisë e hoqi emergjencën shëndetësore të COVID-19, megjithatë ekspertët kërkojnë që të mos neglizhohen masat mbrojtëse dhe vaksinimi, veçanërisht për grupet e riskut.

Të këshilluara

Rrëzohet një avion në Beograd

Një person ka vdekur nga rrëzimi i një aeroplani shumë të vogël afër Beogradit të enjten, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MPBS). Aeroplani...

16:30

Po vjen i nxehti afrikan

I nxehti afrikan po kthehet sërish, ndërsa temperaturat pritet që të shkojnë deri në 42 gradë Celsius. Edhe pse për disa ditë, temperaturat shënuan një rënie...

15:53

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI