Flash

Kim Jong Un shkarkon shefin e ushtrisë dhe bën thirrje për 'ngritje në luftë'

Lapsi.al 10 August 2023
Kim Jong Un shkarkon shefin e ushtrisë dhe bën thirrje për

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka shkarkuar gjeneralin e tij të lartë në mes të një ndryshimi të udhëheqjes ushtarake të vendit dhe dëshiron që ushtria e tij të “ngrihet për luftë” kundër Koresë Jugore.

Konflikti, i cili ka ndarë në dysh Gadishullin Korean, ka përfunduar më 1953, me një armëpushim dhe jo traktat për paqe. Të dyja shtetet kanë qenë teknikisht në luftë prej atëherë, dhe shpesh janë përfshirë në situata tensionuese.

Gjenerali Pak Su Il u shkarkua si shef i Shtabit të Përgjithshëm dhe në vend të tij u emërua zëvendës marshali Ri Yong Gil. Gjithashtu të tjerë "oficerë komandues" u shkarkuan, u transferuan ose u emëruan gjatë një takimi të Komisionit Qendror Ushtarak.

Koreja e Veriut rinovon rregullisht udhëheqjen e saj ushtarake. Disa udhëheqës ushtarakë më vonë rishfaqen në pozicione të ndryshme, ndërsa të tjerë zhduken nga opinioni publik.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI