Flash

Propaganda e ministrit/ Shikoni videon e shpifur të Taulant Ballës me policen e plagosur

Lapsi.al 10 August 2023
Propaganda e ministrit/ Shikoni videon e shpifur të Taulant Ballës me

Është normale që një ministër të shfaqë solidaritetin për një police të plagosur në detyrë, por mungesa e etikës dhe përdorimi i gruas si kavie e ka shndërruar të gjithë skenën në neveri.

"Je shumë mirë Arta, do ia hedhësh, siç ia ke hedhur gjithmonë, ja dhe drejtori..." këto fjalë ia thotë Taulant Balla polices Arta Shurbi brenda në dhomën e spitalit. Shurbi  u përplas në Vorë nga një makinë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Skena është servirur nga zyra e shtypit e Taulant Ballës, por lë shijen e neveritshme të inskenimeve tipike të propagandës rilindase.

Filmimet nisin me hyrjen e ministrit të ri plot qejf në spital. Çdo hap i tij fiksohet nga zhurmat e aparatit fotografik që shkrepet pa reshtur. Ministri shkëmben disa fjalë me mjekun që e siguron se policja është jashtë rrezikut për jetën.

Më pas, Balla shfaqet i buzëqeshur mbi shtratin ku dergjet policja e plagosur.

E shkreta police që pasi është përplasur nga makina, nuk refuzon dot "qokën" e shpifur të ministrit. Për propagandën e tij, Arta Shurbit i duhet të dalë para publikut në gjendje të rëndë në spital. Gruaja përpiqet të thotë ca fjalë për t'iu përgjigjur ministrit dhe shefit të saj polic. Nga maska e oksigjenit dëgjohet një uturimë falenderimi.

Shikojeni më poshtë një nga videot më të shpifura të propagandës të rilindjes, nga ato që mund t'i prodhojë dhe t'i transmetojë gjakftohtë vetëm perversiteti për klikime, i paaftë të përjetojë asnjë lloj emocioni.

Të këshilluara

Po vjen i nxehti afrikan

I nxehti afrikan po kthehet sërish, ndërsa temperaturat pritet që të shkojnë deri në 42 gradë Celsius. Edhe pse për disa ditë, temperaturat shënuan një rënie...

15:53

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI