Flash

Propozohet kandidati për Kryeministër i Malit të Zi

Lapsi.al 10 August 2023
Propozohet kandidati për Kryeministër i Malit të Zi

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviç tha të enjten se do t’i propozojë parlamentit të Malit të Zi që kryetari i Lëvizjes “Europa Tani”, Milojko Spajiç të jetë kryeministri i ri dhe të formojë qeverinë e 44-të të Malit të Zi. Presidenti Milatoviç tha se, gjatë konsultimeve, Spajiç është “mbështetur nga shumica e subjekteve politike që kanë gjithsej 44 vende në parlament”.

“Gjatë procesit të konsultimit kishte vetëm një propozim për mandatarin për përbërjen e qeverisë së 44-të të Malit të Zi dhe ai është përfaqësuesi i listës ‘Europa tani’, Milojko Spajiç. Ai u mbështet nga partia e tij dhe nga partnerët që kanë gjithsej 24 deputetë, Demokratët e Malit të Zi me shtatë deputetë, Partia Boshnjake me gjashtë deputetë, Partia Popullore Serbe me dy, Alternativa Shqiptare dhe Aleanca Demokratike, gjithashtu me dy deputetë, Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve me një deputet dhe Partia Kroate me një deputet”, tha zoti Milatoviç në një konferencë për shtyp në Cetinë.

Presidenti i Malit të Zi shtoi se edhe “një numër i caktuar i subjekteve politike, në radhë të parë nga koalicioni ‘Së bashku për Ardhmërinë e Malit të Zi”, shprehën gatishmërinë për të mbështetur Spajiçin pas një marrëveshjeje të mundshme për qeverinë’”.

Milatoviç bëri thirrje për përgjegjësi nga zoti Spajiç dhe të gjithë aktorët pjesëmarrës në negociata, duke thënë se afati kushtetues për propozimin e programit dhe përbërjes së qeverisë fillon nga dita e caktimit të mandatit dhe zgjat 90 ditë.

Milatoviç thekson se Malit të Zi i duhet një “qeveri politike e qëndrueshme, me qasje të padiskutueshme europiane dhe reformuese”.

Ai deklaroi se procesi i konsultimit me subjektet politike ishte i mirë dhe se “ka një konsensus të të gjitha subjekteve për domosdoshmërinë e përshpejtimit të procesit të integrimit në BE, përmirësimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe përmirësimin e standardit të jetesës.”

“Forcimi i besueshmërisë së anëtarësimit të Malit të Zi në NATO është në krye të prioriteteve të parashikuara të shumicës së subjekteve politike dhe gjithashtu, nga bisedat që kam pasur, kam konstatuar se asnjë subjekt politik nuk e vë në dyshim anëtarësimin e Malit të Zi në NATO”, tha Milatoviç

Bashkimi Europian u ka bërë thirrje aktorëve politikë në Mal të Zi që të formojnë sa më shpejt parlamentin dhe qeverinë e re, ku siç thanë ata, “do të jenë në gjendje të nxisin reformat në lidhje me anëtarësimin në BE, sa më shpejt të jetë e mundur”.

Më 11 qershor në Mal të Zi u mbajtën zgjedhjet parlamentare, të cilat u vlerësuan si të lira dhe pa ndonjë parregullsi të theksuar nga vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë.

Lëvizja “Europa Tani”, e formuar vitin e kaluar, fitoi numrin më të madh të votave, 24 vende në parlament e ndjekur nga koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve, të ish-presidentit malazez Milo Gjukanoviç, partia e të cilit mbajti pushtetin mbi 30 vjet në Malin e Zi.

Mali i Zi i ka hapur të gjithë kapitujt në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Megjithatë si pasojë e krizës politike dhe institucionale, nuk ka pasur asnjë konferencë ndërqeveritare që nga dhjetori 2021 për shkak të përparimit të pamjaftueshëm në reformat e nevojshme për procesin e anëtarësimit. Sipas parashikimeve të Lëvizjes “Europa Tani”, qeveria e re duhet të ketë 22 ministri dhe departamente dhe katër nënkryetarë./TCh

Të këshilluara

Rrëzohet një avion në Beograd

Një person ka vdekur nga rrëzimi i një aeroplani shumë të vogël afër Beogradit të enjten, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MPBS). Aeroplani...

16:30

Po vjen i nxehti afrikan

I nxehti afrikan po kthehet sërish, ndërsa temperaturat pritet që të shkojnë deri në 42 gradë Celsius. Edhe pse për disa ditë, temperaturat shënuan një rënie...

15:53

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI