Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Durrës/ U përpoq të grabiste me armë zjarri një market, në pranga 20-vjeçari

Lapsi.al 11 August 2023
Durrës/ U përpoq të grabiste me armë zjarri një market,

Një 20-vjeçar i maskuar dhe i armatosur, kishte hyrë gjatë natës, në një market në shërbim në Durrës, me qëllim vjedhjen e parave në kasë. Grabitësi i armatosur u arrestua në flagrancë, brenda marketit.

Pas marrjes së njoftimit  rreth orës 21:50 të mbrëmjes së djeshme, një shtetas i maskuar dhe i pajisur me armë zjarri, kishte hyrë, për të vjedhur në një market në lagjen nr.13, gjatë kohës që ky subjekt ishte në shërbim.Rajoni i Policisë së  Plazhit kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë  të Policisë, në kuadër të operacionit policor “Alarmi”, u parandalua  ngjarja që mund të sillte  pasoja për jetën e shtetasve që ishin të pranishëm në këtë subjekt, si dhe u arrestua në flagrancë, brenda marketit, pa kryer ende vjedhjen, autori i këtij rasti, shtetasi K. P., 20 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, me të cilën kanosi 20-vjeçari, për të kryer vjedhjen.

Kristjan Prenga, është grabitësi i armatosur, i cili u  arrestua në flagrancë, brenda marketit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI