Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Parashikimi i motit: Diell dhe temperatura 34 gradë Celcius

Lapsi.al 11 August 2023
Parashikimi i motit: Diell dhe temperatura 34 gradë Celcius

Vendi ynë që në orët e para të ditës do të jetë nën ndikimin e intervaleve të gjata me kthjellime. Po ashtu, edhe në pjesën e dytë të ditës kthjellimet do të jenë mbizotëruese përgjatë vijës bregdetare. Ndërsa në qytetet e zonës së ulët dhe në zonat malore parashikohet të ketë kalime të lehta të vranësirave. Më të dukshme do të jenë përgjatë kufirit Lindor të Shqipërisë. Megjithatë nuk pritet të krijohen mundësi për reshje.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 34°C.

Kosova

Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë prej disa ditësh rajonin po diktojnë motin edhe në Kosovë. Kjo bën që paraditja të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët në një pjesë të mirë të vendit. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet të shfaqen vranësirat e pakta në të gjithë Kosovën, ku më të theksuar ato parsashikohet të jenë në zonat Juglindore. Por vranësirat nuk do të mund të gjenerojnë reshje në Kosovë.

Maqedonia e Veriut

Republika e Maqedonisë së Veriut gjatë ditës së premte do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash. Pritet që kthjellimet më të dukshme të jenë gjatë paradites. Ato do të ketë dhe kalime të lehta vranësirash në zonat Lindore. Ndërsa pas mesdite parashikohet që vranësirat e pakta të shfaqen në të gjithë territorin e MV, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat Linodre dhe pjesërisht Jugore.

Europa

Kontinenti Europian në pjesën më të madhe të tij pritet të dominohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike, duke bërë që Veriu dhe Qëndra e kontinentit të mbizotërohet nga kthjellimet dhe kalimet e shpeshta të vranësirave. Po ashtu dhe Europa Jugore kryesisht do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët. Ndërsa Alpet e Europës dhe Lindja e kontinentit parashikohet të kenë vranësira të shumta, të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI