Flash

Albin Kurti kërkon heqjen e menjëhershme të masave të BE-së ndaj Kosovës

Lapsi.al 12 August 2023
Albin Kurti kërkon heqjen e menjëhershme të masave të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këmbëngulë se Bashkimi Europian duhet t’i heqë masat që ka vënë ndaj Prishtinës, duke pasur parasysh edhe që kjo e fundit po ndërmerr hapa për uljen e tensioneve në veri. Kreu i qeverisë së Kosovës thotë se në fakt Serbia është ajo që nuk po respekton marrëveshjet për të cilat janë dakordësuar.

Kurti ka thënë se masat e vendosura kanë qenë irracionale dhe të padrejta, duke shtuar se Kosova ka qenë parimore dhe jo kokëfortë në menaxhimin e situatave në vend.

“Nuk e di se kur do të tërhiqen, besoj se duhet të hiqen sa më parë sepse Kosova është konstruktive, qeveria e Kosovës ka qenë kreative me ide dhe të përkushtuar në dialog, që ka rezultuar me marrëveshjen bazike. Me 27 shkurt ne në Bruksel e kemi realizuar marrëveshjen bazike, që është njohje reciproke de facto. Në marrëveshjen e Ohrit ia bashkëngjitëm edhe një aneks implementimi me 12 pika, por është Beogradi që e ka shkelur këtë. Ne kemi thënë le ta zbatojmë në plotni dhe pa kushte”, ka thënë ai.

I pyetur nëse vizitat e tij në Komunën e Tetovës dhe Çairit në Maqedoninë e Veriut ishin ndonjë mesazh i fshehtë politik, Kurti ka thënë se ka shkuar vetëm sepse është ftuar e jo për diçka tjetër.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI